INSTAT: Hotelet, shtim të volumit të shitjeve, ulen të punësuarit
Hotelet dhe agjencitë e udhëtimit kanë pësuar një rritje të fortë të volumit të shitjeve në tremuajt e fundit. INSTAT përmes shifrave thotë se rritja përshtatet me sezonin, ndërsa numri i të punësuarve në hotele ka shënjuar ulje.
Treguesit tremujorë të INSTAT flasin për një rritje të aktiviteteve ekonomike të tregtisë, transportit, hoteleve apo agjencive të udhëtimit. Krahasuar me tremuajt e parë të 2016, ky vit ka nivel shitjes të rritur me 2.7%.
Indeksi i shitjeve për hotelet u rrit me 15.1% e lidhur kjo edhe me sezonin. Por numri i të punësuarve në aktivitetin e hotelerisë në tre muajt e fundit është ulur me 9.5% krahasuar me tremujorin e parë 2016, ndërsa rritje ka pasur edhe fondi i pagave.
Agjencitë e udhëtimit në statistikat e INSTAT shënjojnë një volum në rritje me 21.3% të shitjeve neto, rritje të numrit të të punësuarve dhe rritje edhe të fondit të pagave.
Me volum të rritur shitjes neto regjistron edhe transporti, magazinimi dhe posta kryesisht ne transport hekurudhor të mallrave, detar dhe ajror me 10.9%. Sipas INSTAT një ulje në tre muaj ka pësuar edhe fondi i pagave për sektorin e informacionit dhe komunikimit, tregues i cili përshtatur sezonalisht ulja vlerësohet 4.7%.