• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Ekspozita fotografike “Puna permes syve të të rinjve shqiptarë”

Ekspozita fotografike “Puna permes syve të të rinjve shqiptarë”

Në vazhdën e fushatës “Të rinjtë për punë të denjë”, organizata partnere e CLR, “Epoka e Re”  nxiti të rinjtë aktivistë të dokumentonin  përmes fokusit të aparatit fotografik,aspekte të ndryshme të punës së  njerëzve që jetojnë dhe punojnë në qytetin dhe fshatrat përreth Fierit, në rajonin e së cilt “Epoka e Re” zhvillon aktivitetin. Fillimisht të rinjtë u trajnuan nga fotografi i njohur Feliks Bilani, i cili përmes një trajnimi dy ditor i ndihmoi të rinjtë të njiheshin dhe mësonin disa prej teknikave fotografike që do t’iu nevojiteshin për të fokusuar realitetet e ndryshme të botës së punës. Më pas të rinjtë nën udhëheqjen dhe kujdesin e mjeshtrit Bilani, arritën të sillnin me ndjeshmëri dhe inteligjencë artistike shumëllojshëmrinë e realiteteve të ndryshme të  punës, duke filluar nga bujqit dhe fermërët deri tek profesionet intelektuale.

Fotografitë e të rinjve, u paraqitën në një ekspozitë shëtitëse përgjatë gjithë periudhës së kohështrirjes së fushatës. Më datë  14 Tetor 2019, ekspozita u rikthye në qytetin nga ku morën jetë duke gjallëruar mjediset e parkut të Fierit dhe duke përcjellë mesazhet e punës së denjë edhe ndër qytetarët e Fierit. 

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?