Dhuna gjinore në punë, CLRSD dhe BSPSH firmosin bashkëpunimin dypalësh për fuqizimin e aksioneve sindikale
Qendra për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social, CLRSD, dhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, BSPSH, kanë firmosur bashkëpunimin për ti thënë STOP, dhunës gjinore në vendin e punës.
Në marrëveshjen e firmosur në datën 25 nëntor, gjatë aktivitetit kundër dhunës, përfaqësuesit e dy organizatave ranë dakord që të koordinojnë lëvizjet sindikale në mbrojtje të punëtorëve të prekur nga diskriminimi gjinor në punë.
Të dyja palët dakordësuan nevojën e forcimit të mëtejshëm të mëtejshëm të partneritetit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.
Ata u zotuan të fuqizojnë dhe zhvillojnë më tej bashkëpunimin ndërmjet tyre, në të mirë të fuqizimit të lëvizjes sindikale në Shqipëri.
Prej krijimit të saj në janar të vitit 2017, Qendra për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social, CLRSD, dhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, BSPSH, kanë zhvilluar disa aksione sindikale, në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve që burojnë nga kontrata kolektive dhe legjislacioni në fuqi.