• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Deklaratë e perbashkët e Qendrës “Aleanca Gjinore për Zhvillim” dhe Qendra për të Drejtat në Punë, për rastin e helmimit të punonjëseve në Fllakë

Deklaratë e perbashkët e Qendrës “Aleanca Gjinore për Zhvillim” dhe Qendra për të Drejtat në Punë, për rastin e helmimit të punonjëseve në Fllakë

Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” dhe Qendra për të Drejtat në Punë, shprehin keqardhjen për rastin e përsëritur brenda pak muajsh në sektorin e tekstileve, përsa i përket rreziqeve ndaj shëndetit të punëtoreve/ëve dhe të kushteve dhe sigurisë në vendin e punës.

Mesditën e së shtunës datë 24 nëntor 2018, u njohëm nga media me situatën e krijuar me disa punonjëse të punësuara në një kompani në Fllakë të qarkut Durrës.

Nga informacionet që kanë përcjellë mediat, kemi mësuar se 8 prej tyre kanë kërkuar ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit të Durrësit.
Organizatat tona kërkojnë nga autoritetet përgjegjëse hetim të plotë të ngjarjes për nxjerrjen e shkaqeve që rënduan gjendjen shëndetësore të punëtoreve.

Ne i bëjmë thirrje punonjëseve të sektorit tw tekstileve, të denoncojnë mungesën e kushteve të mira të punës si dhe të organizohen në struktura sindikale, pasi vetëm në këtë mënyrë do të sigurojnë respektimin e të drejtave tyre dhe zbatimin e ligjit.

Theksojme se raste të tilla të përsëritura kërkojnë nevojën emergjente të funksionimit të Këshillave të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
Vetëm përmes strukturave që parashikon ligji për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, dhe denoncimit të shkeljeve ligjore pranë Këshillave të Sigurisë, do të sigurohen kushte më të mira në punë dhe respektim i të drejtave që buron nga legjislacioni i punës.

Po ashtu, në kuadër të aprovimit. të buxhetit të shtetit për 2019, i bëjmë thirrje Qeverisë që të shtojë mbështjetjen dhe financimin për forcimin e kapaciteteve dhe strukturës së Inspektoriatit të Punës dhe Sigurimeve shoqërore, si parakusht për ushtrimin e të drejtave dhe detyrimeve të këtij institucioni ashtu si e kërkon legjislacioni në fuqi, për të siguruar urgjent masa mbrojtëse në punë dhe punë të denjë.

Deklarate publike

2 thoughts on “Deklaratë e perbashkët e Qendrës “Aleanca Gjinore për Zhvillim” dhe Qendra për të Drejtat në Punë, për rastin e helmimit të punonjëseve në Fllakë”

  1. wUhsybKZi says:

    how long for viagra to take effect Unique Blends Good Customer Support Fast Shipping 30 Day Returns Natural Supplements

  2. This can be annoying when your relationships are disrupted and her phone cannot be tracked. Now you can easily perform this activity with the help of a spy app. These monitoring applications are very effective and reliable and can determine whether your wife is cheating you. https://www.xtmove.com/how-to-track-and-check-my-wife-phone-remotely-without-knowing/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?