• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

CLR: Reagon në lidhje me rifillimin e çeljes graduale të punës

CLR: Reagon në lidhje me rifillimin e çeljes graduale të punës

Reagim i CLR në lidhje me rifillimin e çeljes graduale të punës, po shpërndajmë disa këshilla të rëndësishme të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për masat mbrojtëse që duhet të merren në vendin e punës për kufizimin e përhapjes së Covid 19.
Të punojmë, por të sigurtë!


Sigurohuni që vendet e punës të jenë të pastra dhe higjenike.
Sipërfaqet dhe objektet e punës duhet të dezinfektohen me higjenizues vazhdimisht sepse infektimi ndodh nëpërmjet prekjes së objekteve të kontaminuara.


Vendosni higjenizues duarsh në vende të dukshme të punës dhe sigurohuni që të jenë gjithmonë të mbushura.
Sigurohuni që stafi, bashkëpunëtorët dhe klientët të kenë akses në ambientet e higjenës.


Bëni aktiv Këshillin e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë dhe në mungesë këshilloni vazhdimisht stafin për rëndësinë e higjenës.
Shpërndani postera që promovojnë rëndësinë e higjenës së mirë respiratore.


Punëdhënësi duhet të sigurojv maskat e fytyrës dhe shamitë e letrës në mënyrë të vazhdueshme për punëmarresit e vet.

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?