• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

CLR reagon në lidhje me problemin e punonjësve në ish kompaninë “Armo”

CLR reagon në lidhje me problemin e punonjësve në ish kompaninë “Armo”

CLR në bashkëpunim me SRNSH reagon në lidhje me problemin e punonjësve në ish kompaninë “Armo” në KPTHN Ballsh për mungesën e pagesës së pagave të punonjësve për muaj me radhë dhe mos shlyerjen e detyrimeve për pagat e prapambetura, të cilat në shumicën e rasteve janë fituar edhe me vendime gjyqësore të formës së prerë.


Pavarësisht kompleksitetit të çështjes dhe pavarësisht se punonjësit e kësaj rafinerie nuk janë pjesë e sindikatës tonë ne po vazhdojmë ta ndjekim situatën me shqetësim duke i kërkuar të gjitha institucioneve shtetërore, përfshirë ministritë përkatëse dhe gjithë strukturave shtetërore, të ndërmarrin të gjitha hapat ligjorë dhe institucional për zgjidhje të qëndrueshme të problematikës së këtyre punonjësve që siç e kemi paralajmëruar edhe më parë me zgjidhjet sipërfaqësore dhe sa për të kaluar momentin që janë ndërmarrë do të përsëritet kohe pas kohe.


Është plotësisht e pajustifikuar që institucionet shtetërore nuk arrijnë të garantojnë minimalisht që punonjësit e kësaj kompanie në Ballsh, Fier, Kuçovë, Pocem, Prrenjas t’u paguhet paga mujore sipas legjislacionit të punës edhe pse i kanë të gjithë instrumentat ligjore dhe institucionalë për këtë qëllim.


Nga ana tjetër SRNSH përtej mbështetjes sa për fasadë, është duke vazhduar dialogun me përfaqësues të punonjësve të kësaj rafinerie dhe është e gatshme për më së pakti solidaritet dhe më së shumti bashkëpunim të sinqertë me ta në funksion të mbrojtjes dhe përfaqësimit dinjitoz dhe të vërtetë të të drejtave të punonjësve aty.

4 thoughts on “CLR reagon në lidhje me problemin e punonjësve në ish kompaninë “Armo””

  1. A medida que la tecnología se desarrolla cada vez más rápido y los teléfonos móviles se reemplazan cada vez con más frecuencia, ¿cómo puede un teléfono Android rápido y de bajo costo convertirse en una cámara de acceso remoto?

  2. ¿Hay alguna forma de recuperar el historial de llamadas eliminado? Aquellos que tienen una copia de seguridad en la nube pueden usar estos archivos de copia de seguridad para restaurar los registros de llamadas de teléfonos móviles.

  3. Sandrat says:

    I enjoyed the humor in this piece! For more, visit: FIND OUT MORE. Let’s chat about it!

  4. BoyceS says:

    Real good information can be found on web blog.Blog range

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?