• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Çelja e fushatës “Të rinjtë për punë të denjë”

Çelja e fushatës “Të rinjtë për punë të denjë”

Qendra për të Drejtat në Punë, CLR  për të shënuar Ditën Botërore të Punës së Denjë, çeli fushatën sensibilizuese “Të rinjtë për punë të denjë” e cila do të organizohet në disa rajone të vendit, nga data 07-19 Tetor 2019.

Kjo fushatë zhvillohet në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile të mbështetura nga Olof Palme International Centre, me kontributin e Ambasadës Suedeze në Tiranë.

Qëllimi kryesor i fushatës është të rrisë informimin, sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve për të drejtat e tyre në punë. Aktivitetet e fushatës  do të synojnë njëkohësisht nxitjen e vullnetarizmit, solidaritetit dhe ndërveprimit midis të rinjve, organizatave rinore, dhe grupeve të tjera shoqërore që përfaqësojnë interesat e të rinjve në botën e punës drejt një punësimi të qëndrueshëm dhe të denjë. 

Të rinj me përvoja të ndryshme pune, aktivistë shoqërorë, përfaqësues të sindikatave dhe punëdhënësve, ekspertë të pavarur, artistë, njerëz të medias, personalitete të fushave të ndryshme do të jenë udhëheqësit shpirtërorë dhe aktorët kryesore të kësaj fushate.

E tillë ishte dhe dita e parë e fushatës e cila u zhvillua tek Reja e Tiranës. Të rinj që vijnë nga përvoja të ndryshme pune, diskutuan mbi eksperiencat e tyre, njohuritë mbi të drejtat në punë, sigurinë në punë, vullnetarizmin, angazhimin dhe organizimin kolektiv. Të ftuar ishin të rinj nga bota e medias si Ori Nebiaj, Aurora Sulce, Adriatik Lapaj, Roland Saro dhe të rinj të tjerë si Flogerta Driza ish e punësuar në call center, Klajton Micaj kamarier dhe student i juridikut, dhe Besim Matoshi Lider Sindikalist i Sindikates IF Metall në Suedi.
Ndërsa në kornizat e Resë qëndruan të ekspozara fotografi të realizuara nga vetë të rinjtë dhe që pasqyrojnë realitete të jetës së tyre në vendet e punës.

Kjo fushatë është fillimi i një angazhimi afatgjatë për fuqizimin e të drejtave të të rinjve në punë  me qëllim garantimin e një të ardhmeje më të mirë pune për të rinjtë shqiptarë, brenda Shqipërisë. 

3 thoughts on “Çelja e fushatës “Të rinjtë për punë të denjë””

  1. Comment repérer un conjoint qui trompe un mariage? Voici quelques exemples de partenaires infidèles.

  2. Vous pouvez également personnaliser la surveillance de certaines applications, et il commencera immédiatement à capturer régulièrement des instantanés de l’écran du téléphone. https://www.mycellspy.com/fr/tutorials/how-spy-app-remotely-monitor-someone-phone-activity/

  3. Rebeccat says:

    This article had me hooked! For further reading, check out: DISCOVER MORE. What are your thoughts?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?