• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Bulqizë, promovohet 28 Prilli, Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

Bulqizë, promovohet 28 Prilli, Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

Ne kuadër te 28 Prillit, “Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shendetit në Punë”, Qendra per Marredhenie Pune dhe Dialog Social (CLRSD), organizoi promovimin e kësaj dite në qytetin e minatorëve në Bulqizë.

Me dhjetra e qindra minatorë dhe familje të tyre tubuan në qendër të qytetit dhe marrshuan në bulevardin kryesor me pankarta në duar duke bërë thirrje për më shumë vëmendje dhe përkushtim ndaj sigurisë dhe shëndetit në punë.

Në emër të CLRSD pjesëmarrësit i përshëndeti Arian Hoxha, i cili theksoi kontributin dhe mbështetjen që CLRSD po jep për marrëdhëniet e punës dhe dialogin social, përfshirë këtu edhe sigurinë në punë.

Në tubim e morën fjalën shumë nga minatorët pjesëmarres, te cilët vunë në dukje problemet e shqetësimet që ata kanë.

Tubimin e mbylli Drejtori i i Sigurimit të Jetës të Kompanisë “SIGAL” z. Naim Hasa, i cili theksoi domosdoshmërinë e sigurimit të jetës për punëtorët e minierave si dhe përfshirjen e tyre në skemat private të pensioneve.

Z. Hasa dha lajmin e mire që duke filluar nga 1 Maji i ketij viti edhe miniera e Bulqizës tashmë është e përfshirë në këto skema private pensionesh.

3 thoughts on “Bulqizë, promovohet 28 Prilli, Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë”

  1. Oprogramowanie do zdalnego monitorowania telefonu komórkowego może uzyskiwać dane docelowego telefonu komórkowego w czasie rzeczywistym bez wykrycia i może pomóc w monitorowaniu treści rozmowy. https://www.xtmove.com/pl/track-the-location-of-another-phone-without-being-detected/

  2. Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?

  3. Mollyt says:

    Excellent content! The way you explained the topic is impressive. For a deeper dive, check out this resource: EXPLORE FURTHER. What do you all think?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?