• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Konferenca Përmbyllëse e projektit “Bota e punës drejt integrimit Evropian

Konferenca Përmbyllëse e projektit “Bota e punës drejt integrimit Evropian

CLR organizoi sot  Konferencën Përmbyllëse të projektit “Bota e punës drejt integrimit Evropian-Rritja e dialogut social dhe përmirësimi i politikave të punësimit në Shqipëri në procesin e Integrimit Europian”.

Në këtë event, u prezantuan Dokumenti i Politikave dhe një Dokument Strategjik për negocimin mbi të drejtat e punës në procesin e negociatave për integrimin Europian. Të dy dokumentet sollën një analizë të legjislacionit evropian mbi të drejtat e punës, kapitujt mbi alokimin e acquis, rregullat e tranzicionit etj, si dhe analizën e praktikave më të mira të strategjive negociuese mbi të drejtat e punës, me fokus anëtarët e rinj të Bashkimit Europian si Kroacia, Rumania, Bullgaria etj.

Përgjatë kohëzbatimit të projektit, është punuar edhe për të identifikuar, mobilizuar dhe përgatitur burimet dhe aktorët e duhur të sindikatave dhe organizatave të shoqërisë civile që mund të kontribuojnë aktivisht  në të ardhmen në këtë proces për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e punës përmes përdorimit të këtyre dokumenteve.

Përmes këtij projekti, u krijua një bord këshillimor i sindikatave dhe organizatave të angazhuara në çështjet e punës me qëllim mobilizimin e aktorëve të botës së punës në çështjet e integrimit evropian. Ky bord këshillimor do të vazhdojë të sjellë kontributin e vet aktiv në të gjitha çështjet e integrimit evropian që lidhen me punën. 

3 thoughts on “Konferenca Përmbyllëse e projektit “Bota e punës drejt integrimit Evropian”

  1. t4m perth says:

    Engaging with grannies in cyberspace from t4m perth is a delight. Their knowledge and warmth improve every discussion.

  2. Engaging with older ladies online from Transsexuals Brisbane is a absolutely remarkable opportunity. Their histories and empathy add a meaning to every interaction.

  3. Communicating with elderly ladies in cyberspace from Ladyboy Sydney is a amazing pursuit. Their knowledge and warmth render each interaction enriching.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?