CLR RAPORTON DHJETËRA PUSHIMEVE KOLEKTIVE NGA PUNA NË SEKTORËT PRIVATË TË EKONOMISË
CLR raporton dhjetëra pushimeve kolektive nga puna në sektorët privatë të ekonomisë ndërkohë që nuk raportohet respektimi i procedurave ligjore për largimet kolektive nga puna në këto raste.
Mungesa e organizimit kolektiv të punonjësve në sektorët e prekur është arsyeja kryesore pse këto procedura nuk respektohen…
U bëjmë thirrje të gjithë punonjësve të prekur nga largimet individuale dhe kolektive të punës të denoncojnë rastin e tyre pranë nesh.
Ofrojmë konsulencë ligjore falas që minimalisht secili prej tyre të perfitojë atë që i takon sipas ligjit.