CLR monitoron çështjen nën hetim mbi aksidentin fatal të ndodhur në Kuçovë
Një aksident në vendin e punës i ka marrë jetën një naftëtari në Kuçovë më datë 3 prill. Prokuroria e ka marrë çështjen nën hetim, por nga kompania Albpetrol nuk ka ende një reagim zyrtar. TvT mëson se përgjegjësi i sektorit po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa ndaj dy drejtuesve të lartë të ndërmarrjes nuk është marrë asnjë masë.
Në mbështetje të sindikatës dhe të familjes së të ndjerit për të nxjerrë të vërtetën, përgjegjësit dhe gjithçka i takon këtij rasti……si mënyra më e rëndësishme e ndërgjegjësimit për të gjithë, që raste të tilla tragjike të mos përsëriten më në të ardhmen.