Sërish aksident në punë me pasojë vdekjen
Një 40-vjeçar nga Durrësi humbi jetën pasi u rrëzua nga një objekt gjatë punës për rikonstruksion.
Viktima nuk ishte i siguruar dhe nuk ka pasur kontratë pune me firmën për të cilën punonte.
Kjo ngjarje e rëndë, nxjerr në pah edhe një herë nevojën që ka për organizimin e strukturave kolektive të punonjësve në vendin e punës, si dhe rritjen e nivelit të inspektimeve në punë, për të cilën edhe Qendra për të Drejtat në Punë prej kohësh është angazhuar dhe vazhdon të punojë çdo ditë në këtë drejtim.
Ndërgjegjësimi i shoqërisë dhe ndërhyrja e shtetit janë të domosdoshme dhe urgjente.