Buletini i CLR.AL, për periudhën Shtator 2017- Gusht 2018
Qendra për të Drejtat në Punë, CLR.AL, ka nisur publikimin e buletinit periodik në të cilat do të gjeni pasqyrimin e aktiviteteve më të rëndësishme të saj në fushën e të drejtave në punë.
Ky buletin apo newsletter do t’i vijë në ndihmë kujtdo prej të interesuar, punëmarrës apo sindikalistë, të mësojnë mbi të drejtat e tyre, mënyrën se ku duhet të drejtohen dhe cilët janë aktorët përgjegjës për zbatimin e tyre.
CLR.AL është e gatshme të ofrojë gjithë mbështetjen e saj, me trajnime dhe konsulencë për cdo rast, qoftë në dhënien e informacionit por dhe në mbështetjen ligjore për cështjet që kanë të bëjnë me shkeljen e ligjit dhe kodit të Punës.
Më poshtë, gjeni një përmbledhje të aktiviteveve të CLR.AL për periudhën shtator 2017-qershor 2018.
http://clr.al/wp-content/uploads/2018/08/news-letter-24.08.pdf