• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Denoncimi i dhunës gjinore në vendin e punës, CLRSD-BSPSH apel për bashkëpunim me partnerët sindikalë

Denoncimi i dhunës gjinore në vendin e punës, CLRSD-BSPSH apel për bashkëpunim me partnerët sindikalë

Dhuna me bazë gjinore në vendin e punës ka bërë bashkë partnerët sindikalë, Qendrën për Marrëdhënie Pune e Dialog Social, CLRSD dhe Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, BSPSH të cilët gjatë një seminari kanë hedhur hapat e parë të bashkëpunimit për luftën ndaj këtij problem që haset jo pak në vendin tonë.
Në seminarin e organizuar në datën 28 korrik me temë “Kundër Dhunës me bazë gjinore në vendin e punës”, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të gjithë partnerëve që luajnë një rol kyç në zgjidhjen e çështjes dhe përmirësimin e gjendjes në vendin tonë.

Presidenti i BSPSH z. Gëzim Kalaja i cili e mbështeti këtë iniciativë, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët socialë.
E pranishme në seminar ishte dhe koordinatorja Kombëtare e ILO-s për Shqipërinë znj. Zhuljeta Harasani, e cila duke vlerësuar tematikën shumë aktuale të seminarit që përkon edhe me objektivat e vendosur nga ILO për të realizuar deri në vitin 2030, shprehu mbështetjen për aktivitete të tilla në të ardhmen.
Në fjalën e saj në seminar, përfaqësuesja e Shqipërisë në Organizatën Ndërkombëtare të Punës, ILO, vuri theksin tek objektivat 5, 8 dhe 10 që përkonin më së miri me trajnimin dhe punën e realizuar nga CLRSD deri tani, objektivat dhe fokusin e qendrës në vazhdimësi.
Një tjetër referuese në seminar ishte dhe përfaqësuesja e Inspektoriatit Shtetëror të Punës, znj Entela Hysenllari.
Përfaqësuesja e ISHP prezantoi statistika të rëndësishme në lidhje me temën dhe statistikat e punës së bërë për periudhën janar-qershor 2017.
Gjithashtu, znj. Hysenllari tërhoqi vëmendjen për organizimin e këtyre takimeve në vendet e punës.
Ajo theksoi nevojën për trajnime të vazhdueshme që të kuptohen saktë termat e dhunës me bazë gjinore apo ngacmimet në vendin e punës.
Së dyti, përfaqësuesja e Inspektoriatit të Punës, nënvizoi si mjaft të rëndësishëm krijimin e një kulture raportimi për ngjarje të tilla në vendin e punës, duke iu referuar edhe statistikave ku raportimet nga femrat ishin në numër të vogël.
Një nga partnerët kryesorë të këtij seminari, Organizata e Punëdhënësve – Biznes Albania me përfaqësues z. Koli Sinjari , u shpreh për rëndësinë e këtij takimi dhe se sa rol të rëndësishëm luan bashkëpunimi i gjithë partnerëve në minimizimin e dhunës në vendet e punës .
Më pas, ekspertja ligjore e BSPSH, znj. Arjola Alika prezantoi një punim i cili shpjegonte më në thellësi rolin që luajnë sindikatat në luftën kundër dhunës me bazë gjinore në vendin e punës, dhe theksoi se ky do të ishte edhe objektiv i rëndësishëm i punës së BSPSH-së në vazhdim.

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?