• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Profesionet ku femrat paguhen më shumë, drejtueset ua kalojnë meshkujve

Profesionet ku femrat paguhen më shumë, drejtueset ua kalojnë meshkujve

Nëse jeni një femër, që punon në drejtim në Shqipëri duhet të ndiheni me fat. Jo vetëm që ky është profesioni më i paguar për ju, por do jua kishin zili edhe meshkujt, sepse paguheni më shumë sesa ata. Sipas të dhenave të publikuara nga INSTAT për “Pagën mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë sipas grup-profesioneve dhe gjinisë” për vitin 2016, femrat me “funksion drejtues administrativë dhe komercialë” kishin një pagë mujore prej 146,143 lekësh, më e larta nga të gjitha profesionet e tjera. Por, kjo pagë është shumë më e lartë edhe se e meshkujve, të cilët paguhen mesatarisht 113,825 lekë, apo rreth 32 mijë lekë apo 28% më pak sesa femrat.

Ndërsa femrat drejtuese janë më fat, kjo nuk është e përgjithshmja. Mesatarisht paga mujore e tyre për vitin 2016 ishte 44,221 lekë, apo 6% më e ulët sesa ajo e meshkujve. Nga 36 profesione që raporton INSTAT, në 25 prej tyre meshkujt paguhet më shumë.

Pas drejtuesve, profesioni i dytë më i paguar tek femrat është ai i “Specialistë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit”, me një pagë mesatare prej 86,927, por që është rreth 7% më e ulët sesa e meshkujve.

Me sa duket punëdhënësit shqiptarë vlerësojnë më shumë femrat në drejtim, pasi edhe në grup profesionin “Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara” (I treti në listë), femrat kanë një pagë mesatare mujore prej 86,619, rreth 2,200 lekë më të lartë se e kolegëve të tyre meshkuj.

Edhe në shtet, femrat duket se “bëjnë ligjin”. Në kategorinë “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, paga mesatare e meshkujve është 81,031 lekë, rreth 2,240 lekë, apo 3% më e ulët se e femrave.

Profesione të tjera ku femrat paguhen më shumë janë “Asistentë në administrim dhe biznes” (+10.6%); “Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë” (+12.9%); “Nëpunës të shërbimit të klientëve” (+12.3%) etj.

Diferenca është fare e vogël për nëpunësit e zyrave, me rreth 1.3% më shumë në favour të femrave.

Punët më pak të paguara për femrat janë “Punëtorë për shitje dhe shërbime të ndryshme në rrugë” dhe “Prodhues të produkteve bujqësore, blegtorale, të peshkimit për nevoja familjare”, me rreth 22 mijë lekë në muaj, por edhe meshkujt paguhen pak a shumë në këto nivele.

Profesionet ku meshkujt paguhen shumë më tepër se femrat lidhen me aktivitete të rënda të dedikuara kryesisht për ta, apo në shërbime ushtarake si psh “Punonjës në industri” (+30%); “Punëtorë në miniera, ndërtim, industri e transport” (+11%); “Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes” (+25%).

Interesant është fakti që ka një diferencë të lartë mes pagesës së femrave dhe meshkujve në fushën e shëndetësisë, në favour të këtyre të fundit. Paga mesatare e meshkujve në profesionin “specialistë të shëndetësisë” është 61,776 lekë, ndërsa ajo e femrave 47,944, rreth 22% më pak.

Edhe në fushën e teknologjisë së informacionit, meshkujt kanë një pagë mesatare 45,492 lekë, nga 39,090 që e kanë femrat, me këto të fundit që paguhen si rrjedhojë 14% më pak.( monitor)

2 thoughts on “Profesionet ku femrat paguhen më shumë, drejtueset ua kalojnë meshkujve”

  1. The most common reasons for infidelity between couples are infidelity and lack of trust. In an age without cell phones or the internet, issues of distrust and disloyalty were less of an issue than they are today. https://www.xtmove.com/how-to-secretly-hack-my-wife-phone/

  2. Reginat says:

    Great mix of humor and insight! For more, visit: READ MORE. What do others think?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?