• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

“Puna e Denjë”, CLRSD nis monitorimin e programeve politike gjatë fushatës elektorale

“Puna e Denjë”, CLRSD nis monitorimin e programeve politike gjatë fushatës elektorale

Qendra për Marrëdhënie të Punës dhe Dialog Social (CLRSD) do të monitorojë programet politike të partive gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 18 qershorit, me fokus vlerësimin e përfshirjes së “Punës së Denjë”.

Me mbështetjen e fondacionit “Olof Palme Center”, gjatë muajit prill, ekspertë të CLRSD hulumtuan programet aktuale të partive politike përsa i takon mbrojtjes së të drejtave të punëmarrësve në Shqipëri.

Në fund të procesit u arrit si konkluzion se asnjë parti politike nuk ka përfshirë në programin e saj të gjitha dhe plotësisht detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e firmosur me Organizatën Ndërkombëtare të Punës, ILO.

Organizata Ndërkombëtare e Punës, ILO, e konsideron “Punën e Denjë”, si mjaft të rëndësishme për vendet në zhvillim.

Sipas rekomandimeve të ILO, ajo duhet të reflektohet nga cdo qeverisje, por “Puna e Denjë” është detyrim kontraktual i dyfishtë për shtetin shqiptar.

Këto detyrime rrjedhin nga anëtarësimi i Shqipërisë në ILO dhe ratifikimi i konventave bazë të saj si dhe ratifikimit nga vendi ynë i rezolutës së OKB-së mbi “Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm”.

Monitorimi  i CLRSD deri në datën 1 Maj 2017 tregoi se politikat e punësimit dhe mbrojtja shoqërore janë trajtuar gjerësisht në programet politike, por, komponentët e dialogut social dhe të drejtave të punëmarrësve nuk gjejnë vëmendje.

Katër janë komponentët e “Punës së Denjë” që duhet të jenë të përfshira në programet politike të fushatës zgjedhore të 18 qershorit:

  • Të drejtat e punëmarrësve
  • Politikat e punësimit
  • Mbrojtja shoqërore
  • Dialogu social

Por nga monitorimi i kryer nga Qendra për Marrëdhënie të Punës dhe Dialog Social u vu re se asnjë prej partive politike si ka përfshirë të katër komponentët e Punës së Denjë në programet e tyre politike.

Më konkretisht

Në programin politik të PS, trajtohen në kapituj të vecantë politikat e punësimit dhe mbrojtjes shoqërore.

Kjo forcë politike e shikon punësimin si pasojë direkte e politikave shtetërore dhe të lidhur ngushtë me zhvillimin e arsimit professional.

 

Për PS, lufta ndaj varfërisë është detyrim publik të cilën e kryen nëpërmjet ndihmës direkte në cash të lidhur me shtresat vulnerabel, si p.sh. pensionistët

Partia Demokratike në programin e saj promovon punësimin përmes politikave të sipërmarrjes.

Kjo forcë e djathtë politike e sheh punësimin si derivat të çlirimit të sipërmarrjes nga barra shtetërore

Për PD, mbrojtja shoqërore është kombinim I mekanizmave të tregut të lirë dhe përgjegjësisë shtetërore për të zbutur pasojat negative të tregut.

Programi politik i LSI ka në fokus kryesor punësimin

LSI e konsideron punësimin cilësor, si detyrim shtetëror

Për këtë forcë politike, solidariteti shoqëror është pjesë i axhendës së integrimit europian

LSI është e para parti që përmend të drejtat e punëmarrësve në treg.

PDIU e lidh punësimin dhe mbrojtjen shoqërore me politikat e pushtetit vendor.

Kurse PBDNj nuk jep asnjë informacion lidhur me programin/platformën e saj politike

Partia Republikane e përmend që në hyrje të programit të saj, zhvillimin politik dhe punësimin.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?