• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

CLRSD takim prezantues me përfaqësuesit e Sindikatës së Minatorëve në Bulqizë

CLRSD takim prezantues me përfaqësuesit e Sindikatës së Minatorëve në Bulqizë

Drejtuesit e Qendrës për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social (CLRSD) u pritën në një takim prezantues nga përfaqësuesit e kryesisë së Sindikatës së Minatorëve në Bulqizë. Takimi u zhvillua në kuadër të parashtrimit të objektivave kryesore të CLRSD për perjudhën në vazhdim dhe sidomos sa i përket iniciativave të qëndrës për të mbështetur dhe nxitur rritjen e kapaciteteve organizative të punonjësve në nivelin bazë, aq më tepër kur kemi të bëjmë me njërin nga sektorët më të vështirë të ekonomisë sic është sektori i minierave që përbën edhe numrin më të lartë të aksidenteve në punë.

Në takim u vu theksi në iniciativat e përbashketa që palët mund të ndërmarrin me qëllim rritjen e kapaciteteve organizative të strukturave të organizimit kolektiv në nivel ndërrmarrje.

Përfaqësuesit e sindikatës theksuan se problem madhor i tyre ngelet pregatitja dhe miratimi I statusit të minatorit, siguria dhe shëndeti në punë, rritja e kualifikimit profesional të punonjësve të rinj, ndërgjegjësimi dhe rritja e kapaciteteve dhe njohurive të punëmarrësve për zbatimin e rregulave të sigurisë në punë,etj.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e CLRSD parashtruan  objektivat kryesore të qendrës mes të cilave është rritja e kapaciteteve organizative të përfaqësuesve të sindikatave, asistimi i punonjësve për të riorganizuar apo mbështetur organizimin kolektiv të punonjësve, etj.

Të dyja palët u dakordësuan për vazhdimin e dialogut dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen duke u përqëndruar sidomos në rritjen e njohurive teknike të përfaqësuesve të sindikatave dhe të përfaqësuesve të Këshillit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë sa i përket të drejtave dhe detyrimeve të tyre për sigurinë dhe shëndetin në punë, bërjes efektive sa më parë të Këshillit të Sigurisë në Punë, Mjekut të Ndërmarrjes,  kualifikimin prefesional të punonjësve të rinj, etj.

Në takim u ra dakord që CLRSD të ketë një rol të rëndësishëm kordinues ndërmjet sindikatave të minatorëve me qëllim arritjen e një drafti të përbashkët I cili më pas do ti paraqitet për diskutim dhe miratim Ministrisë përkatëse dhe me radhë të gjitha instancave përkatëse deri në miratimin e saj nga parlamenti.

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?