• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Rafineria e naftës, marrëveshje për kontratat e punëtorëve

Rafineria e naftës, marrëveshje për kontratat e punëtorëve

Pas protestave disamujore në kërkim të pagave, duket se ka marrë zgjidhje edhe problemi i punëtorëve të rafinerisë së naftës në Fier. Sot, kompania “Ionian Refining and Trading” njoftoi se ka lidhur kontrata me 150 punëtorët e uzinës së përpunimit të naftës. IRTC ka kontrata edhe me bankat kreditore të ARMO-s dhe zyrat e përmbarimit dhe lajmëron se po vazhdon punën për rikthimin në funksion të uzinës. Në një komunikatë për shtyp thuhet se, me nënshkrimin e kontratave shoqëria IRTC po vijon me përmbushjen e detyrimeve përkatëse. Prej disa mujash puntorët e kësaj rafinerie nuk i kishin marrë pagat dhe protestonin duke kërcënuar se do ta përshkallëzonin në format më ekstreme nëse nuk do të zgjidhej problemi i tyre.

One thought on “Rafineria e naftës, marrëveshje për kontratat e punëtorëve”

  1. Emilyt says:

    I enjoyed the wit in this article! For more on this, visit: READ MORE. What do others think?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?