• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

CLRSD mbështet kërkesat e punëtorëve të rafinerisë së naftës në Fier

CLRSD mbështet kërkesat e punëtorëve të rafinerisë së naftës në Fier

Qendra për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social “CLRSD” ka ndjekur me shqetësim protestën e zhvilluar nga punonjësit e kompanisë “ARMO” në rafinerinë e naftës në qytetin e Fierit.

“CLRSD” e sheh si një të drejtë themelore kërkesën e punëtorëve të rafinerisë për të marrë pagat e papaguara. Gjithashtu, konstatimet e këtyre punëtorëve se prej një periudhe prej 19 muajsh nuk u janë paguar as kontributet shoqërore janë serioze dhe tregojnë për situatën e rëndë në të cilën ata ndodhen.

“CLRSD” vlerëson se heshtja e organeve shtetërore ndaj kësaj situate është krejtësisht e pashpjegueshme. Qendra për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social i kërkon Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Ministrisë së Industrisë marrjen e masave të menjëhershme për ti dhënë zgjidhje shqetësimit të punëtorëve.

Gjithashtu, ne mbështesim çdo formë proteste legjitime dhe demokratike të punëtorëve me synim garantimin e plotësimit të kërkesave të tyre.

3 thoughts on “CLRSD mbështet kërkesat e punëtorëve të rafinerisë së naftës në Fier”

  1. Barbarat says:

    Insightful read! I found your perspective very engaging. For more information, visit: READ MORE. Eager to see what others have to say!

  2. Lilia_O says:

    Very interesting info!Perfect just what I was looking for!Raise your business

  3. priscilla says:

    Bundles offers a curated selection of vaping essentials, combining convenience and value with quality products, ensuring vapers have everything they need for a satisfying and enjoyable experience.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?