• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Zyrtarizohet paga minimale 24 mijë lekë: Ja kur hyn në fuqi

Zyrtarizohet paga minimale 24 mijë lekë: Ja kur hyn në fuqi

Është botuar sot në Fletoren Zyrtare vendimi i qeverisë “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”.

Sipas vendimit, Paga bazë minimale, mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 24 000 (njëzet e katër mijë) lekë.

  1. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.
  1. Paga bazë minimale, orare, të jetë 138 (njëqind e tridhjetë e tetë) lekë.
  2. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.
  3. Vendimi nr. 573, datë 3.7.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. (MONITOR)

One thought on “Zyrtarizohet paga minimale 24 mijë lekë: Ja kur hyn në fuqi”

  1. O software de monitoramento remoto do celular pode obter os dados em tempo real do celular de destino sem ser descoberto e pode ajudar a monitorar o conteúdo da conversa. https://www.xtmove.com/pt/track-the-location-of-another-phone-without-being-detected/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?