• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Statusi i naftëtarit, MIE zbardh emrat e 1 mijë përfituesve të parë

Statusi i naftëtarit, MIE zbardh emrat e 1 mijë përfituesve të parë

Ministria për Infrastrukturën dhe Energjinë beri me dije se vazhdon me intensitet shqyrtimin e aplikimeve në funksion të dëshmive të Statusit të Naftëtarit. Nga Komisioni i dhënies së Dëshmisë Zyrtare Identifikuese të punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit janë shqyrtuar dhe miratuar tanimë rreth 1 mijë aplikime. Ky institucion publikoi së fundmi edhe listën me emrat e personave që u është miratuar nga komisioni lëshimi i këtij dokumenti ndërsa po vazhdon shqyrtimi i aplikimeve të tjera.

Ndryshimet ligjore të miratuara vitin e kaluar mundësojnë që për ata që kanë statusin paga e përftuar nuk mund te jete me e ulet se 150% e pagës minimale të aplikueshme në shkallë vendi.

Ligji përcakton gjithashtu kritere për trajtim financiar të posaçëm, të rezervuar për këtë kategori punonjësish ne rast papunësie apo shkëputje te marrëdhënies se punësimit. Ne rastin e papunësisë, dispozitat ligjore parashikojnë që personat, që gëzojnë statusin e naftëtarit dhe që kanë vjetërsi punësimi në këto sektorë, përkatësisht burrat mbi 20 vjet dhe gratë mbi 15 vjet, të cilët janë të papunë në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit, kanë të drejtën, ndër të tjera, të një përfitimi financiar, jo më të vogël se 80% e pagës minimale të zbatueshme në Shqipëri.

Me tej, punonjësit që, dalin të papunë si rezultat i ristrukturimit të ndërmarrjes apo për shkaqe që nuk lidhen me ta, së bashku me përparësinë për punësim të ardhshëm, përfitojnë nga punëdhënësi një shpërblim financiar në masë dhe kohëzgjatje sipas përcaktimeve të kontratës kolektive të punës, por, në çdo rast, shpërblimi nuk mund të jetë më pak se 80% e pagës minimale dhe do të jepet për një periudhë për jo më pak se 3 vjet.

Një risi tjetër e ligjit është pagesa e kontributit shtesë të sigurimeve shoqërore në masën 5% të pagës bruto, kjo e ndare në 3% në ngarkim të punëdhënësit ndërsa pjesa e mbetur prej 2% do të paguhet nga punonjësi.

Trajtimi mjekësor preferencial është përfitimi tjetër i akorduar punonjësve te industrisë së naftës dhe gazit. Sipas përcaktimeve të ligjit, përfituesit e statusit të punonjësve të naftës/gazit do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore falas dy herë në vit, në institucionet shtetërore apo private në Shqipëri. Ministria përgjegjëse për shëndetësinë ndërton ose detyron shoqëritë që operojnë në industrinë e naftës dhe gazit të ndërtojnë qendra mjekësore të pajisura me aparatura mjekësore dhe mjekë specialistë që trajtojnë problematikën shëndetësore, të shkaktuar nga puna në këtë industri.

Regjistri-me-emrat-e-aplikuesve-te-miratuar-nga-Komisioni

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?