• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Raporti i CLRA.AL/Tregu, marrëdhëniet e punës dhe lidhja midis informalitetit, konkurueshmërisë, produktivitetit dhe pagës minimale në industrinë nxjerrëse në Shqipëri

Raporti i CLRA.AL/Tregu, marrëdhëniet e punës dhe lidhja midis informalitetit, konkurueshmërisë, produktivitetit dhe pagës minimale në industrinë nxjerrëse në Shqipëri

Ky raport studimor është përgatitur për qëllime të projektit “Promovimi i të drejtave të punës dhe mbështetje për sindikatat” zbatuar nga Qendra për të Drejtat në Punë, CLR.AL. Teksti i studimit bazohet mbi vlerësime dhe supozime të referuara në informacione zyrtare dhe publikime të lidhura me objektin e studimit duke pasqyruar një pozicion, i cili prezanton frymën dhe qasjen e Qendrës, pa synuar të përshtasë informacione të burimeve referuese. Pjesë të raportit studimor janë përgatitur nga kontribute të nxjerra nga analiza të sektorëve dhe që janë përshkruar me detaje në këtë tekst. Në respektim të përmbajtjes së raportit studimor, nuk ka asnjë pjesë që të dalë në kundërshtim me politikat dhe qëllimin mbi të cilën është organizuar Qendra, apo të flasë në emër të palëve të interesit të përmendura në raport. Të dhënat e përfshira dhe që janë pjesë e studimit nuk përmbajnë huazime apo tekste që përkojnë me botime të tjera, duke ofruar gjetje autentike. Përmbajtja e dokumentacionit të raportit studimor është e verifikuar me kujdes, e analizuar për gabime të natyrave të ndryshme apo për ndonjë gabim të çdo lloji. As autorët, por as edhe Qendra nuk mban përgjegjësi nëse teksti kuptohet sikur është duke folur në emër të palëve të tjera, të funksioneve apo detyrave që mbulohen dhe
janë fushë përgjegjësie e institucioneve shtetërore duke mbajtur përgjegjësi vetëm për çfarë është pjesë e analizës dhe gjetjeve të konkluduara nga vetë autorët. Ky status duhet të vlejë për çdo pjesë të këtij studimi, i cili konceptohet si një dokument integral dhe duhet lexuar si i tillë. Studimi iu nënshtrua një procesi konsultimi me përfaqësues nga akademia, ekspertë të ekonomisë, financave, minierave, naftës, sindikatave dhe dy konfederatave sindikale, organizatave të punëdhënësve dhe institucioneve qendrore publike.

kliko ketu per raportin e plote

raport-studimor-final

 

 

 

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?