• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Naftëtarët, nis statusi, Nga sot pranohen aplikimet

Naftëtarët, nis statusi, Nga sot pranohen aplikimet

Punonjësit në industrinë e naftës, aktualisht por dhe në të kaluarën, mund të aplikojnë prej kësaj të enjteje në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë për të përfituar statusin e naftëtarit.

Me këtë status, punonjësit në të gjithë zinxhirin e prodhimit të naftës në vend përfitojnë rritje të pagës minimale me 50 për qind, e llogaritur ndryshe në 36 mijë lekë.

Rritja në masën e pensionit është në varësi të viteve të punës. Ndërsa mosha e daljes në pension ulet me 5 vite për burrat në 60 vjeç dhe gratë 55 vjeç. Përfitime do të ketë edhe sa i përket trajtimit mjekësor falas, brenda dhe jashtë vendit.

“Është ngritur komisioni që ligji përcakton që fillon realisht të shqyrtojë dhe pajisë personat që përfitojnë sipas kategorive nga statusi i naftëtarit”, ka deklaruar Koli Bele, nga MEI.

Kategoritë dhe dokumentacioni i nevojshëm janë publike në faqen zyrtare të ministrisë. Megjithatë kjo e fundit pret një proces kompleks për shkak se përfshin ish-punonjës të ndërmarrjeve që mund të jenë privatizuar ose nuk ekzistojnë më.

Për këtë arsye, ligji nuk përcakton afate, duke e lënë të hapur mundësinë e përfitimit të statusit për të gjithë naftëtarët.

“Nuk ka një afat fiks, aplikantët mund të marrin kohën e tyre”, thotë Bele. Numri i përfituesve llogaritet në rreth 5 mijë dhe do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 400 milionë lekë në vit.(TCH)

2 thoughts on “Naftëtarët, nis statusi, Nga sot pranohen aplikimet”

  1. Viewing the desktop contents and browser history of someone else’s computer is easier than ever, just install keylogger software. https://www.xtmove.com/how-do-keyloggers-secretly-intercept-information-from-phones/

  2. Sabrinat says:

    This was both informative and hilarious! For further reading, check out: LEARN MORE. What do others think?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?