• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Miliardat e medias dhe gazetarët pa kontrata!

Miliardat e medias dhe gazetarët pa kontrata!

Qendra per te Drejtat ne Pune

CLR.AL

Miliardat e medias dhe gazetarët pa kontrata!

Nga viti në vit të ardhurat  që televizionet u garantojnë kompanive mediatike kanë njohur vetëm rritje, duke kapur miliardat

Kontribut në këtë sukses të tyre kanë padyshim edhe gazetarët.

Shifrat e fundit për fitimet marramendëse të TV, I ka bërë publike QKR I përkasin një viti më parë.

E gjitha kjo pasuri ngrihet mbi një absurd të madh: Kompanitë mediatike që kanë mision të përcjellin zërin e qytetarëve dhe të mbrojnë të drejtat e tyre, shkelin të drejtat e punonjësve të vet. 

Një numër i madh gazetarësh nuk gëzojnë të drejtat që u takojnë e madje “përdoren” nga drejtues dhe pronarë të medias për interesat e tyre.

Sipas Inspektoriatit Shtetëror të Punës, media kryeson të gjithë sektorët për numrin më të madh të punonjësve pa kontrata pune.

“Totali i punëmarrësve pa kontrata pune individuale në llojet e ndryshme të aktiviteteteve është 0.9 % ndërkohë që në media kjo shifër është 1.3 %.”- deklaron Inspektoriati për CLR.AL

Ka ndryshuar shumë pak, për të mos thënë aspak në 28 vite demokraci.

Situata mbetet po ajo: gazetarë që punojnë në të zezë, që detyrohen të regjistrohen si të papunë te zyrat e punës, edhe pse prej vitesh janë pjesë e një Tv (në mënyrë që sigurimet të mos i paguajë media ku punojnë)

të tjerë që pavarësisht sa paguhen sigurohen me pagë minimale, gazetarë që nuk përfitojnë për orët shtesë,  por janë të detyruar të qëndrojnë jashtë orarit, që nuk gëzojnë një pagë dinjitoze, nuk përfitojnë lejen vjetore 28 ditë sipas Kodit të Punës etjj.

Ndryshimet e fundit që u japin më shumë të drejta punëmarrësve kanë hyrë në fuqi më 22 qershor të vitit 2016.

http://www.qbz.gov.al/Kode/Kodi%20i%20Punes-2016%20i%20azhurnuar.pdf

Por sa vlerë ka një ligj i mirë, përballë faktit që nuk zbatohet?

Institucioni përgjegjës për zbatimin e Kodit të Punës është Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.

Burime zyrtare nga ky institucion, me kërkesë të Qendrës për të Drejtat në Punë (CLR.AL), ofruan të dhënat nga inspektimet e kryera gjatë viteve 2015-2018 në subjektet e biznesit që drejtojnë aktivitete mediatike.

Sipas raportit të Inspektoriatit të Punës, në tre vite janë kryer 292 kontrolle me një mesatare prej 2.4 inspektime për subjekt.

Për shkeljet flagrante të legjislacionit të punës në këto subjekte, janë marrë 19 masa administrative, ndërkohë që për pjesën tjetër  të shkeljeve ligjore janë lënë detyra me referenca konkrete dhe specifike për t’u korigjuar sipas ligjit.

Sa i takon shkeljeve, bëhet fjalë për ato dispozita, që lidhen me kontratat e punës, pagat, shtesat mbi pagë për punë të kryer në turne, orë shtesë apo ditë të festave zyrtare, pushimit javor, pushimet vjetore etj.

Ndërkohë, në inspektimet që i përkasin periudhës 2016 – 2017 janë konstatuar dhe janë lënë për zbatim edhe shkelje, që lidhen me Ligjin Nr.10237 datë 18.02.2010 “Për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”, konkretisht dispozita, që lidhen me ndihmën e parë, mbrojtjen kundra zjarrit, evakuimin e punëmarrësve në raste të rreziqeve të rënda dhe të

menjëhershme, ekzaminimet mjekësore dhe mënyra e funksionimit të shërbimit mjekësor në punë.

MEDIA, PUNESIME INFORMALE

Rreth 1.3 përqind e gazetarëve në media në Shqipëri punojnë pa kontrata pune.

Në tre vitet e fundit, kontrollet e Inspektoriatit të Punës kanë konstatuar se përvec kësaj, 0.3 % e të punësuarve janë të pasiguruar.

Burimet zyrtare nga Inspektoriati i thane Qendrës për të Drejtat në Punë, CLR.AL, se në media numri i punëmarrësve që punojnë pa kontrata është më i lartë se në subjektet e tjera që janë inspektuar, ndërsa informaliteti është pothuajse i njëjtë.

“Nga inspektimet e kryera gjatë vitit 2017, rezulton se totali i punëmarrësve pa kontrata pune individuale në llojet e ndryshme të aktiviteteteve është 0.9 % ndërkohë që në media kjo shifër është 1.3 %.

Përsa i takon punësimit informal, evidentimet në media të kësaj kategorie janë në të njëjtat shifra me inspektimet e realizuara gjatë vitit 2017 në të gjitha llojet e aktiviteteve. (rreth 0.3 %):, thuhet në raportin e ISHP.

Por a ka pasur ndëshkime?

Absurde duken masat ndëshkimore që ka marrë Inspektoriati, ku ndër vite është vendosur vetëm 1 gjobë,16 paralajmërime dhe 2 pezullime për shkelje flagrante të legjislacionit të punës!

Lutfi Dervishi: Situata e rëndë, faji i institucioneve

Mesa duket pronarët e mediave, thuajse në një mendje i kanë “kopsitur” deri diku letrat.

Dhe Inspektoriati bazohet mbi dokumentat që paraqesin kompanitë mediatike për të nxjerrë këto përfundime.

Por për ata që punojnë në media, realiteti është krejt tjetër.

Gazetari i njohur Lutfi Dervishi në një opinion për CLR.AL thotë se shifrat që jep Inspektoriati Punës janë alarmante, por situata është edhe më keq.

Ironia është se gazetarët kanë bërë kronika të shumta për “punën në të zezë” të sektorëve të tjerë dhe për arsye të kuptueshme, nuk kanë guxuar të ngrenë zërin për veten. Inspektoriati nuk duhet të mjaftohet me konstatime dhe gjoba minimale, por duhet të zbatojë ligjin me po aq ashpërsi sa e zbaton tek një “gomisteri” fjala vjen”-shprehet Dervishi.

I pyetur se si mund të ndryshojë situata, ai deklaron: “Duke zbatuar ligjin njësoj për të gjithë dhe duke marrë shembull nga Transmetuesi Publik sa i përket kontratave dhe respektimit të Kodit të Punës. Ka edhe një mënyrë “alla shqiptare”. Kryemininistri, ministrat, lideri i opozitës të mos shkojnë në studiot televizive të mediave që nuk kanë kontrata me gazetarët, të mediave që ju vonojnë pagat gazetarëve, të mediave që i paguajnë me dy bordero, të mediave që i paguajnë me pagë minimale. Kjo megjithëse nuk është rrugë ligjore dhe mund të duket absurde, mund të japë rezultat.”

Situata në media u pasqyrua edhe në raportin e fundit të Freedom House që i referohet të dhënave të mbledhura gjatë vitit 2017. Aty theksohet se   shumë gazetarë në televione apo gazeta vazhdojnë të punojnë pa kontrata, shumica e tyre nuk marrin në kohë pagat dhe përballen me rrezikun e shkarkimit arbitrar nga puna.

https://freedomhouse.org/report/nations-transit/2018/albania

(In 2017, many journalists continued to ëork for neëspapers and television outlets ëithout contracts or collective bargaining agreements, ëhile an overëhelming majority of journalists did not receive their salaries on time and faced the risk of arbitrary dismissal.)

Përballë kësaj gjendjeje shumë gazetarë janë detyruar t’i drejtohen gjykatës.

Zëdhënësja e gjykatës së Tiranës, Alba Nikolla e kontaktuar me telefon deklaron se sipas urdhrit të Ministrisë së Drejtësisë vendimet e këtij institucioni janë të anonimizuara dhe në këto kushte nuk mund të ketë statistika sa përqind e tyre kanë lidhje me median dhe paditë e gazetarëve ndaj pronarëve të tyre.

Por ajo që bie në sy në evidencat statistikore të publikura nga Gjykata e Tiranës vihet re se paditë për marrëdhëniet në punë përbëjnë numrin më të lartë të çështjeve.

http://www.gjykatatirana.gov.al/

Media pranë nesh, sa larg realitetit shqiptar

Nëse hedhim një sy në Kosovë dhe Maqedoni,  shumë pranë nesh, shohim se në dy vendet  fqinje situata e medias është më e mirë.

Kolegu Zekirja Mexhiti, gazetar në televizionin shtetëror në Maqedoni na thotë se atje as nuk mund të flitet që gazetarët të mos kenë kontrata pune apo të jenë të pasiguruar.

“Paga deklarohet e plotë dhe i paguhen tatimet shtetit.

Ekziston rregulli që në bazë të viteve të punës vendoset rritje e pagës.

Ajo që vihet re është një hendek i madh mes pagës së drejtuesve dhe gazetarëve në studio apo terren.

Edhe në Maqedoni sindikatat e gazetarëve ekzistojnë, por nuk janë aq funksionale, jo gjithnjë ngrenë zërin për problemet e medias, shpesh bëhen palë me pushtetin”.

Edhe në Kosovë, 10 vjet shtet i pavarur, situata është më e mirë se në Shqipëri.

Uran Krasniqi, gazetar dhe redaktor i lajmeve pranë RTK thotë se “si në mediat publike edhe ato private, gazetarët kanë kontrata pune dhe u paguhen sigurimet, e natyrisht paga deklarohet e plotë”.

“Paga minimale është 300 euro, pagat e redaktorëve variojnë nga 600-700 euro, ndërsa drejtuesit mund të kenë një pagë dy herë më të lartë se redaktorët, pra jo pagë marramendëse.

Sindikatat brenda medias private ekzistojnë, por zakonisht janë në varësi dhe shërbim të pronarit, ndërsa ato në mediat publike janë më të guximshme. Ekziston dhe Asosacioni i Gazetarëve, që trajton shqetësimet e të gjithë gazetarëve pavarësisht medias ku punojnë.

Asosacioni ngre gjithnjë zërin ndaj çdo padrejtësie, duke mos kursyer askënd.”

Sa për lejen vjetore në të dy vendet, ajo është 28 ditë pune në të gjitha mediat. Duket qartë se fqinjët tanë nuk kanë një gazetari “me kaq shumë halle dhe problem sa ne”. Kjo falë edhe institucioneve, edhe sindikatave.

Pushteti i 4-t “pa fuqi përballë halleve të veta”

Në Shqipëri gazetarët raportojnë shpesh se si kompani apo sipërmarrje të ndryshme shkelin të drejtat e punonjësve, por ata janë  vetë “viktima” të këtij fenomeni.

Pyetja që lind është se kush do të raportojë për ta?

Kush do të ngrejë zërin, nëse nuk e bëjnë ata vetë?

Përpjekjet e shoqatave të shumta të gazetarëve në këtë drejtim nuk kanë dhënë asnjë rezultat, kjo për shumë arsye.

Gazetarët e dinë mirë se nuk mund të presin që problemet e tyre të zgjidhen nga drejtuesit.

Përvoja u ka treguar se drejtuesit e mediave interesohen vetëm për milionat që marrin dhe nuk kanë ngritur kurrë zërin për ata që bëjnë të suksesshëm lidershipin e tyre dhe falë punës së cdo gazetari në terren, në redaksi apo studio, ata thjesht kanë “rrahur gjoksin” se merita është e tyre.

Në këto kushte “frenat” duhet t’i marrin në dorë vetë gazetarët.

Një lëvizje e re sindikaliste e ngjashme me ato europiane? Ndoshta është koha tani…dhe të gjithë bashkë mund t’ja dalim.

Jetmira Delia

gazetare

5 thoughts on “Miliardat e medias dhe gazetarët pa kontrata!”

  1. undress vio says:

    I truly appreciate this post.Really thank you!

  2. Really appreciate you sharing this blog post.Really thank you! Really Great.

  3. Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.

  4. Marciat says:

    I loved the wit in this piece! For additional info, click here: EXPLORE FURTHER. Keen to hear everyone’s views!

  5. Taylah.K says:

    I like this weblog very much, Its a really nice post to
    read and get info.Raise blog range

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?