• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Largimet e padrejta nga puna, apeli i CLRSD: Avokati në gjykatë për cdo rast shkelje të kontratës së punës

Largimet e padrejta nga puna, apeli i CLRSD: Avokati në gjykatë për cdo rast shkelje të kontratës së punës

Vazhdon procesi gjyqësor ndërmjet B.K dhe një kompanie Call Center në Tiranë, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

BK me asistencën ligjore të CLRSD ka paditur ish punëdhënësin e saj Kompanine Call Center duke i kërkuar atij dëmshpërblim për largim të padrejtë nga puna.

Sic ka ndodhur edhe ne rastin e saj, punedhenesit e ketij sektori, pervec problemeve te tjera, “vazhdojne te kene probleme te medha me largimet e padrejta nga puna, duke i larguar operatoret brenda dites pa paraljmrim me shkrim ose me goje, me ose pa arsye, në kundërshtim të hapur me ligjin” thekson B.K.

Nisur nga sa me siper, CLRSD njofton të gjithë punonjësit e çdo sektori të ekonomisë, të gjtha sindikatat e çdo niveli, të gjithë anëtarët e Këshillave të Sigurisë dhe Shëndetit në punë, se:

Qendra për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social (CLRSD) ofron informacion, konsulencë ose ndihmë ligjore falas, nëpërmjet këshillave, konsulencave dhe përfaqësimit në Gjykatë ose në çdo institucion publik apo privat për cilindo punëmarrës apo grup punëmarrësish që largohet padrejtësisht nga puna ose që ka një konflikt në marrëdhënien e tij të punës.

Gjithashtu, Qëndra ofron ndihmë ligjore dhe organizative falas edhe për organizatat e punëmarrësve (sindikatat) e çdo niveli për cdo problematikë dhe nevojë të tyre.

Për Konsulencë ligjore falas për cdo problem ligjor që keni në marrëdhënien tuaj të punës, jeni të lutur të na kontaktoni në cdo kohë ose na shkruani në adresat si më poshtë:

Qendra për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social (CLRSD)

Rruga: “Preng Bib Doda” Blloku Vasil Shanto, Pallati 11/1, shkalla 1, ap.1, Tiranë

Tel/Cel: +355 69 47 02 057

Email: info@clr.al

Facebook page: Qendra për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social

Web : http://clr.al/

2 thoughts on “Largimet e padrejta nga puna, apeli i CLRSD: Avokati në gjykatë për cdo rast shkelje të kontratës së punës”

  1. Lorsque nous soupçonnons que notre femme ou notre mari a trahi le mariage, mais qu’il n’y a aucune preuve directe, ou que nous voulons nous inquiéter de la sécurité de nos enfants, surveiller leurs téléphones portables est également une bonne solution, vous permettant généralement d’obtenir des informations plus importantes.. https://www.xtmove.com/fr/how-to-know-who-my-partner-talking-whatsapp-track-husband-wife-phone/

  2. Pennyt says:

    I enjoyed the humor in your piece! For further reading, check out: FIND OUT MORE. Let’s discuss!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?