• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Disbalancat, 52 % e kërkesave për punë me 9-vjeçare, 82 % e ofertës për arsimin e lartë dhe zanatet

Disbalancat, 52 % e kërkesave për punë me 9-vjeçare, 82 % e ofertës për arsimin e lartë dhe zanatet

Hendeku ndërmjet kërkesës dhe ofertës në tregun e punës po thellohet gjithë një më shumë, pasi kërkesa për punë nuk i përgjigjet ofertës së bizneseve në Shqipëri.

Të Dhënat administrative që burojnë nga zyrat e punësimit tregojnë se, punëkërkuesit e papunë me arsim deri në 9 vjeçar, përbëjnë 52% të totalit te të papunëve që janë regjistruar në kërkim të një pune, ndërkohë që 45% e ofertave të punës janë për specialistë të lartë dhe teknikë të mesëm dhe 37% janë për zanatçinjtë.

Mospërputhja e ofertës dhe kërkesës për pune vërehet të jetë e gjithanshme. Numri i ofertave për punë është 40.6% e numrit të punëkërkuesve të papunë të regjistruar në të gjitha Zyrat e Punës, por nëse në qarqet Tirane dhe Durrës kjo shifër shkon në 50%, në qarqet Kukës dhe Dibër varion nga (3 – 9)% të totalit te të papunëve të regjistruar.

Nëse në kategoritë profesionale të zanatçinjve, teknikëve të mesëm dhe specialistëve me

Arsim të lartë, oferta mbulon (55 – 100)% të kërkesave për punësim të punëkërkuesve të papunë, për profesionet elementare kemi vetëm 17.6% të totalit të kërkesave për punësim nga kjo kategori.

Ndërsa nuk ka oferta për punëkërkues pa punë që nuk kanë profesion, që në fakt përbëjnë 10% të totalit te të papunëve.

Të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2016 ka një rënie me 50% te të papunëve të regjistruar me arsim të lartë.

Nga punëkërkuesit e papunë me arsim universitar të punësuar, 58% janë punësuar në fushën e teknologjisë së komunikimit dhe informacionit, 12% në mësimdhënie, 10% në shëndetësi, 9% në administrim biznes etj.

Në fund të 2016, rezulton se janë regjistruar 49.735 punëkërkuese të papunë ose 53% e totalit të punëkërkuesve. Më shumë ferma të regjistruara që kërkojnë punë ka Gjirokastra me 60% të totalit dhe më pak ka Dibra me 49% të totalit.

Nga ana tjetër të dhënat tregojnë se në Zyrat e Punësimit, rezultojnë të jenë të regjistruar rreth 37.975 subjekte në vitin 2016, shifër kjo rreth 8% më e lartë se një vit më parë, por që përfaqëson vetëm 34% të totalit të subjekteve të deklaruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatim Taksave dhe që rezultojnë aktive

Krahasuar me vitin 2015 shihet një rënie të ofertave për punë në me Arsim të lartë dhe teknike të mesëm dhe trefishim të ofertave për nëpunës për zanatçinj dhe 25% rritje të ofertës për punonjës në sektorin e industrisë.

Tregu i punës, po vuan pasojat e tranzicionit të thellë ekonomik ku përshtatja ekonomisë së centralizuar në një ekonomi tregu nuk ka vijuar me përshtatjen e sistemit arsimor me kërkesat e tregut të punës. (monitor)

6 thoughts on “Disbalancat, 52 % e kërkesave për punë me 9-vjeçare, 82 % e ofertës për arsimin e lartë dhe zanatet”

  1. Very neat blog post.Really looking forward to read more. Much obliged.

  2. undress vio says:

    I think this is a real great article.Much thanks again.

  3. Le système Android vous permet de prendre des captures d’écran sans aucun autre logiciel. Mais ceux qui ont besoin de suivre secrètement des captures d’écran à distance ont besoin d’un tracker de capture d’écran spécial installé. https://www.xtmove.com/fr/how-to-get-and-track-screenshots-of-android-phone-remotely/

  4. Registrera says:

    Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.

  5. Junet says:

    I enjoyed the humor in this article! For more, click here: LEARN MORE. Let’s discuss!

  6. Joie V says:

    You have noted very interesting points! ps nice web site.Raise blog range

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?