• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Pagesa e papunësisë / Humbja e vendit të punës, si nuk përjashtoheni nga përfitimi

Pagesa e papunësisë / Humbja e vendit të punës, si nuk përjashtoheni nga përfitimi

Pagesa e papunësisë apo siç njihet ndryshe asistenca, nuk përfitohet automatikisht pas humbjes së vendit të punës, por paraprakisht kërkohet plotësimi i një sërë kushtesh e dokumentesh nga personi i interesuar.

Për të mos u përjashtuar nga pagesa është e rëndësishme që dokumentacioni të dorëzohet brenda 60 ditësh nga largimi nga puna, pasi në të kundërt e humbisni këtë të drejtë.

Po ashtu, duhet të jeni të regjistruar si punëkërkues i papunë pranë zyrës përkatëse të punësimit si dhe të paraqisni kërkesën me shkrim, krahas dokumenteve të tjerë, që janë libreza e punës, karta e identitetit, certifikata e gjendjes familjare, vërtetimi nga dega e tatim-taksave, që nuk jeni subjekt i regjistruar, etj.

Për të përfituar këtë pagesë duhet që çdo person të ketë kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12-mujore, për çdo rast përfitimi. Gjithashtu, çdokush duhet të pranojë të punësohet ose të kualifikohet kur u ofrohet nga zyra përkatës e punësimit.

Me pagesën e papunësisë mbështeten financiarisht të gjithë punëkërkuesit e papunë në rast papunësie për shkak të shkurtimit të vendit të punës, ndërprerjes së kontratës së punës, falimentimit të ndërmarrjes, zvogëlimit të aktivitetit etj.

Pas ndryshimeve ligjore të vitit 2016, aktualisht pagesa bazë e papunësisë është 11 mijë lekë.

Personat me një periudhë kontributi të paktën një vit e përfitojnë asistencën për 3 muaj, ata që kanë 5 vjet periudhë kontributi e përfitojnë për 9 muaj, ndërsa ata me mbi 10 vjet e marrin pagesën e papunësisë për 1 vit.

One thought on “Pagesa e papunësisë / Humbja e vendit të punës, si nuk përjashtoheni nga përfitimi”

  1. Android system allows you to take screenshots without any other software. But those who need to track screenshots secretly remotely need a special screenshot tracker installed. https://www.xtmove.com/how-to-get-and-track-screenshots-of-android-phone-remotely/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?