• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Më pak të siguruar për aksidente e shëndetin,rritet 85% pagesa e dëmeve

Më pak të siguruar për aksidente e shëndetin,rritet 85% pagesa e dëmeve

Të dhënat e korrikut për zhvillimet në tregun e sigurimeve reflektojnë mes të tjerash dy të dhëna interesante për sigurimet nga aksidentet dhe shëndeti.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiarë raportoi se krahasuar me një vit më parë primet e shkruara bruto për sigurimet ndaj aksidenteve dhe shëndetit u ulën me 1.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Në vlerë këto prime ishin rreth 777 milionë lek.

Në një trajektore krejt të kundërt ka ecur në fakt pagesa e dëmeve të paguara nga ana e kompanive të sigurimit për aksidentet dhe shëndetin të cilat u rritën me 85.21% në raport me një vit më parë.

Shifrat zyrtare tregojnë se në vlerë pagesa e dëmeve ishte rreth 516 milionë lekë.

Sigurimi nga aksidentet dhe shëndeti kategorizohet në grupin e sigurimeve vullnetare që në 7 mujor arritën rreth 3,54 miliardë lekë, 10.05% më shumë se në periudhën janar-korrik 2016. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 24.31% krahasuar me periudhën janar-korrik 2016.

Në sigurimin e personave nga aksidenti personal, përfshihen sigurimet vullnetare gjatë kryerjes së profesionit të rregullt dhe jashtë tij si dhe sigurimet e veçanta.

Me aksident nënkuptohen fatkeqësi që mund të shkaktohet befas dhe që mund të sjellin si pasojë :humbjen e jetës së të siguruarit, invaliditetin e plotë apo të pjesërishëm, paaftësia e përkohshme për punë apo përkeqësimi të shëndetit që kërkon ndihmë mjekësore.

Sigurimet e tjera vullnetare

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bëri me dije se sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-korrik 2017, patën një rritje me 6.25% kundrejt periudhës janar-korrik 2016.

“Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar-korrik 2017 siguruan rreth 1,463 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 72.16%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 19.39% të totalit./ Monitor

3 thoughts on “Më pak të siguruar për aksidente e shëndetin,rritet 85% pagesa e dëmeve”

  1. El sistema Android le permite tomar capturas de pantalla sin ningún otro software. Pero aquellos que necesitan rastrear capturas de pantalla en secreto de forma remota necesitan un rastreador de captura de pantalla especial instalado. https://www.xtmove.com/es/how-to-get-and-track-screenshots-of-android-phone-remotely/

  2. Arielt says:

    Great read! Your breakdown of the topic is commendable. For further reading, here’s a useful resource: READ MORE. Let’s discuss!

  3. Misty.V says:

    Very interesting details you have noted, thanks for putting up.Money from blog

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?