• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

CLR monitoron zhvillimet e fundit lidhur me situatën e rrezikut të shëndetit publik pas evidentimit të rasteve të para me virusin Covid-19 në vend

CLR monitoron zhvillimet e fundit lidhur me situatën e rrezikut të shëndetit publik pas evidentimit të rasteve të para me virusin Covid-19 në vend

CLR është duke monitoruar hap pas hapi zhvillimet e fundit në vend lidhur me situatën e jashtëzakonshme të rrezikut të shëndetit publik pas evidentimit të rasteve të para me virusin Covid-19 në vendin tonë.
Në këtë kuadër pas shqetësimit që na është përcjellë nga sindikata jonë partnere në sektorin Call Center, “Sindikata e Punonjësve të Qendrave të Kontaktit”, së bashku i jemi drejtuar Inspektoriatit të Punës me një kërkesë për ndërhyrje të menjëhershme sa i përket kërkesave të mëposhtme:

1. Cilat janë distancat që duhet të kenë punëtorët nga njëri- tjetri?
2. Cilat janë masat e shtuara higjeno-sanitare që duhet të ndërmarrin kompanitë?
3. Cilat janë masat dhe lëshimet që duhet të përfitojnë punëtorët në këtë periudhë të vështirë? (Për shembull nënat me femijë).
4. Cila është dendësia për metër katrore e lejuar për popullimin e ambjenteve?
5. Nisur nga vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave “Për caktimin e datave 10 deri në 23 mars 2020 ditë pushimi për prindin kujdestar të fëmijëve të mitur” a mund ta përfitojnë këtë të drejtë automatikisht edhe punonjësit e call center dhe a është e pagueshme kjo periudhë për sektorin tonë?


Edhe njëherë i bëjmë thirrje të gjithë organizatave ose punonjësve që ndihen se ndaj tyre nuk janë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për t’iu garantuar atyre masat mbrojtëse paraprake nga Covid-19, të na drejtohen në çdo kohë dhe ne do ndërhyjmë menjëherë.

Nisur nga kërkesat dhe shqetësimet e shumta të ardhura në adresën tonë nga të interesuar apo punonjës me sëmundje kronike dhe autoimune, në kuadër të masave parandaluese të ndërmarra nga qeveria Shqiptare në përballim të emergjencës shëndetësore prej Covid-19.

I jemi Drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë dhe Ministrave përkatës për t’i sjellë në vëmendje domosdoshmërinë e ndërmarrjes së masave shtesë të posaçme parandaluese mbrojtëse për personat që janë aktualisht në marrëdhënie pune dhe vuajnë nga sëmundje kronike apo autoimune duke kërkuar trajtimin e tyre në mënyrë analoge me rastin e prindit kujdestar të fëmijëve të mitur, të cilëve sipas VKM-së përkatëse iu është garantuar pushim nga data 10-23 Mars 2020 ose në një mënyrë tjetër të përshtatshme.


Ky grupim pacientësh ka 5 herë më shumë gjasa që të ketë pasoja fatale në rast infektimi, pavarësisht nga mosha apo gjendja e mëparshme shëndetësore.

Nisur nga pyetjet e shumta të ardhura në adresën tonë ku na pyesni nëse ky Vendim i Këshillit të Ministrave në linkun e mëposhtëm ka apo jo efekt detyrues edhe në sektorin privat?


Ju sqarojmë si më poshtë:
Ky vendim ka vetëm fuqi orientuese dhe sugjeruese për sektorin privat dhe jo detyruese. Përveç nëse kjo gjë është parashikuar nga kontrata juaj kolektive ose nga kontrata individuale e punës e secilit.
Në rast se nuk jemi në asnjë nga rastet e mësipërme atëherë sindikata që përfaqëson interesat tuaja duhet ta negociojë këtë gjë me punëdhënësin.
Nëse nuk keni sindikatë që ju përfaqëson atëherë zbatimi i saj ngelet në dorën e punëdhënësit tuaj.


Gjithsesi edhe në këtë rast nëse arrini të krijoni një grup jo të formalizuar brenda punëmarrësve në kompaninë tuaj ne mund t’ju asistojmë të kërkoni që kjo VKM të zbatohet edhe në kompaninë tuaj.

5 thoughts on “CLR monitoron zhvillimet e fundit lidhur me situatën e rrezikut të shëndetit publik pas evidentimit të rasteve të para me virusin Covid-19 në vend”

  1. undress vip says:

    Really enjoyed this article.Much thanks again. Will read on…

  2. Si vous vous demandez comment savoir si votre mari vous trompe sur WhatsApp, je pourrais peut – Être vous aider. Lorsque vous demandez à votre partenaire s’il peut vérifier son téléphone, la réponse habituelle est non.

  3. Certains fichiers photo privés que vous supprimez sur votre téléphone, même s’ils sont définitivement supprimés, peuvent être récupérés par d’autres.

  4. Jennifert says:

    Great write-up! The points discussed are highly relevant. For those wanting to explore more, this link is helpful: FIND OUT MORE. What are your thoughts?

  5. Karolin_K says:

    Very interesting info!Perfect just what I was
    looking for!Expand blog

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?