CLR çel aplikimet për kurset Shtator 2020- Qershor 2021
Akademia e Punës
CLR çel aplikimet për kurset Shtator 2020- Qershor 2021
Je një i/e punësuar i shqetësuar për padrejtësitë me të cilat përballesh në vendin e punës?
Je i lodhur duke punuar gjithmonë me të njëjtën pagë dhe me kushte pune që nuk përmirësohen?
Dëshiron që zëri yt si punonjës/e të dëgjohet më shumë nga punëdhënësi dhe të trajtohesh më denjësisht për punën që kryen?
Je i/e gatshëm të angazhohesh për të mbrojtur të drejtat e tua në punë dhe të kolegëve të tu në ndërmarrjen ku punon apo në çdo nivel tjetër?
Dëshiron të bëhesh pjesë e lidershipit të sindikatës në ndërmarrjen tënde apo lidershipit të sindikatës në degën e profesionit në rang kombëtar?
Apo je thjesht një i ri/ e re aktivist/e që do të mësosh më shumë për të drejtat në punë dhe të aktivizohesh për mbrojtjen e tyre?
Ka një zgjidhje për ty!
Akademia e Punës është në kërkim të të punësuarve dhe të aktivistëve të rinj që janë të interesuar dhe të gatshëm për t’u përfshirë në lëvizjen për të drejtat e punës.
Qëllimi:
- Akademia e Punës synon të formojë punonjës të interesuar dhe me potencialin për t’u përfshirë në lëvizjen sindikale dhe më gjerë, atë të të drejtave të punës në Shqipëri.
- Trajnimi synon t’i frymëzojë e fuqizojë të rinjtë që të shfrytëzojnë potencialin e tyre unik në botën e punës në ndërtim të një lidershipi të përshtatur me dinamikat e reja të tregut të punës dhe të shoqërisë në përgjithësi – dhe të sjellin ndryshim përmes këtij modeli.
Trajnimet i japin mundësi pjesëmarrësve të ushtrojnë në praktikë njohuritë dhe shprehitë e mësuara nga kursi dhe të angazhohen njëkohësisht në aktivitet të drejtpërdrejtë sindikal për të drejtat në punë.
Akademia e Punës organizohet nga Qendra për të Drejtat në Punë, një organizatë Jo fitimprurëse, e cila shërben si qendër aktivizmi dhe shërbimesh në ndihmë dhe interes të punonjësve shqiptarë dhe lëvizjes së punës në Shqipëri.
Të gjitha trajnimet ofrohen FALAS.
Kohëzgjatja kohore: Shtator 2020 – Qershor 2021, 1-2 ditë në muaj.
Kriteret :
Ata që aplikojnë për trajnim duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme për të qenë të pranueshëm:
.
- Individë që janë në marrëdhënie pune në të gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare private apo shtetërore, si dhe aktivistë të shoqërisë civile dhe të tjerë profesionistë të lirë të interesuar.
- Inkurajohen të rinjtë të aplikojnë
Për të qenë pjesë e trajnimeve të Akademisë së Punës, apliko në linkun e mëposhtëm.
Dorëzoni formularin e plotësuar në emailin zyrtar të CLR, info@clr.al, brenda datës
30 Qershor 2020
Për informacion direkt, kontaktoni në numrin 067 20 08 370
bursa çekici
best canadian online pharmacy
reliable canadian online pharmacy
canada pharmacy
best online drugstore
non prescription on line pharmacies