• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

CLR INCIATORE E NJË DEKLARATE TË PËRBASHKËT DREJTUAR QEVERISË DHE INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE ME QËLLIM PËRMIRËSIMIN E PAKETAVE TË MASAVE NDAJ EMERGJENCËS SË COVID-19

CLR INCIATORE E NJË DEKLARATE TË PËRBASHKËT DREJTUAR QEVERISË DHE INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE ME QËLLIM PËRMIRËSIMIN E PAKETAVE TË MASAVE NDAJ EMERGJENCËS SË COVID-19

Deklaratë e përbashkët e inicuar nga CLR:
Më 22 Prill një grup sindikatash dhe organizatash të shoqërisë civile kanë dalë me një Deklaratë të përbashkët drejtuar qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse me qëllim përmirësimin e paketave të masave ndaj emergjencës së Covid-19.


DEKLARATË E PËRBASHKËT E SINDIKATAVE DHE SHOQËRISË CIVILE SHQIPTARE NDAJ EMERGJENCËS SË COVID-19

Në emër të një grupi sindikatash dhe organizatash të shoqërisë civile të angazhuara në mbrojtjen e të drejtave në punë, të drejtave të njeriut dhe të taksapaguesve në Shqipëri,duke shprehur me dhimbje edhe ngushëllimet për të gjithë që kanë humbur tashmë të dashurit nga COVID-19,duam të shprehim mirënjohjen dhe mbështetjen tonë ndaj:


– punonjësve të sektorit shëndetësor,
– punonjësve të policisë së shtetit, policisë së burgjeve, shërbimit zjarrëfikës dhe shërbimeve të tjera policore,
– punonjësve të prodhimit të bukës;
-punonjësve publikë dhe privatë që mbajnë në gatishmëri funksionet bazë të vazhdimësisë së jetës së vendit në sektorët strategjikë dhe shërbime të përditshme.


Ne jemi duke ndjekur nga afër zhvillimet e epidemisë COVID-19 në të gjithë vendin dhe shprehim gatishmërinë për të kontribuar me ekspertizën tonë në hartimin dhe zbatimin e masave të jashtëzakonshme për t’iu ardhur në ndihmë ndërmarrjeve dhe punëtorëve në përballjen me këtë emergjencë.
Sindikatat dhe shoqëria civile e angazhuar në botën e punës dhe të drejtat e njeriut mbështesin vetëm atë grup masash të cilat bazohen në ligjet në fuqi dhe në kushtetutën e Shqipërisë të cilat janë njoftuar nga Qeveria shqiptare dhe Banka e Shqipërisë dhe nuk cënojnë te drejtat e njeriut dhe janë në kontakt të ngushtë me gjithë palët e përfshira në këtë luftë për të ndihmuar në sigurimin e një zbatimi të shpejtë dhe efektiv të tyre.


Megjithatë, konstatojmë se të dyja paketat e deritanishme të masave kanë nevojë të plotësohen më tepër për të ndihmuar nevojat minimale për punëmarrësit, sidomos ata në sektorin privat, si grupi më problematik dhe vulnerabël i marrëdhënieve të punës në situatën ku ndodhemi.
Propozojmë që Qeveria, ndërmarrjet publike dhe ato private të marrin masa që parashikojnë:


1. Inkurajimin e shpenzimeve dhe investimeve, veçanërisht për të mbrojtur burimet njerëzore, pajisjet dhe mjetet për shërbimet shëndetësore, sistemet e mbrojtjes sociale dhe shërbimet e tjera me interes të përgjithshëm;


2. Mobilizimin e fondeve strukturore të papërdorura dhe çdo fond tjetër të disponueshëm për sigurimin e mbështetjes financiare dhe të ardhurave për punonjësit e prekur nga papunësia ose pezullimi nga puna, përfshirë punonjësit me kontrata në provë dhe të vetëpunësuarit;


3. Aktivizimin e plotë të fondit të solidaritetit për katastrofat natyrore dhe çdo fond tjetër të disponueshëm në nivelin kombëtar dhe vendor;
4. Punëdhënësit, aktiviteti i të cilëve është prekur për shkak të pandemisë, në bashkërendim më përfaqësuesit e punëmarrësve të diskutojnë dhe vendosin së bashku për mundësinë e uljes së pagave deri në nivelin e pagës minimale me qëllim ruajtjen e vendeve të punës dhe vazhdimësinë e punës;


5. Punëdhënësit në bashkërendim me përfaqësuesit e punëmarrësve dhe/ose Këshillat e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë të diskutojnë dhe vendosin bashkërisht për mënyrën e organizimit të punës dhe respektimin e kushteve për mbrojtjen nga Covid 19;


6. Vetëm për vitin 2020 të vendoset që deri 50% e pushimit vjetor të kompensohet me periudhën e pushimit për shkak të Covid -19;


7. Punëdhënësit në sektorin privat të garantojnë pagesën e punonjësve për muajin mars 2020 pasi një pjesë e tyre në sektorët me numër të madh të punësuarish si në fasoneri dhe call center nuk e kanë bërë, duke e ndërprerë pagesën në momentin që kanë pezulluar punën.


8. Punëdhënësit dhe qeveria, në çdo nivel, të konsultohen paraprakisht dhe të arrijnë marrëveshje me sindikatat përfaqësuese të punëmarrësve për masat që duhen ndërmarrë për shkak të Covid 19. Marrëveshjet e tilla, bazuar në një dialog efektiv punëdhënës punëmarrës,kanë potencialin për të adresuar më mirë problemet reale me të cilat përballen punëtorët dhe kompanitë.


9. Sindikatat e sektorëve që përfaqësojnë punonjësit e sektorëve shëndetësorë, të shërbimeve policore dhe të tjerë sektorë punonjësit e të cilëve janë në vijën e parë të përballjes me covid 19 të jenë më shumë se aktivë për të mbrojtur të drejtat e punonjësve që ata përfaqësojnë.


Qeveria shqiptare dhe institucionet publike:
1. Të ndërmarrin të gjitha masat për pajisjen me mjete mbrojtëse të punonjësve të shërbimeve shëndetësore dhe shërbimeve policore që janë në vijën e parë të përballjes me Covid- 19.


2. Të shihet mundësia që përveç punonjësve të sistemit shëndetësor në vijën e parë të përballjes me pandeminë, në mënyrë proporcionale me angazhimin e tyre të ketë edhe shpërblime mirënjohjeje për punonjësit e tjerë në shërbimin shëndetësor dhe në shërbimet e tjera të angazhuara në përballjen e pandemisë.


3. Të vijohet me të paktën garantimin e pagës minimale për dy deri në tre muajt në vazhdim për punonjësit në kompani të mëdha të sektorit publikë dhe për punonjësit që aktualisht nuk mund të punojnë për shkak të Covid-19;


4. Të mundësohet transferimi i një shume fikse mjetesh monetare direkt për secilin qytetar që është në moshë pune dhe nuk ka mundësi të punësohet (të papunët);


5. Të evidentohen të gjithë të punësuarit me sëmundje kronike apo auto imune dhe t’u garantohet atyre masa mbrojtje shtesë të posaçme dhe në pamundësi t’u jepet pushim i përkohshëm deri në përmirësimin e situatës.


6. Pezullimi i pagesave të dividendit duhet të jetë një kusht i qartë i lidhur me mbështetjen për tatimpaguesit, siç mund të jenë kërkesat për të prekur ato fonde të kompanive të mëdha, të cilat janë për qëllime të tjera përdorimi. Nëse shpërndarja e dividentëve vazhdon, qeveria duhet të rrisë taksimin mbi këto dividentë të pajustifikueshëm për të financuar shërbimet publike që shtrihen deri në pikën e fundit të kësaj krize.


7. Shoqëritë private dhe ajo publike e furnizimit me energji elektrike të përjashtojnë pjesën fikse të faturave të energjisë elektrike për bizneset që kanë ndaluar funksionimin e aktivitetit për shkaqe të lidhura me pandeminë;


8. Qeveria dhe Institucionet duhet të përfshijnë Partnerët Socialë në hartimin dhe zbatimin e masave në çdo nivel. Në shumë vende, sindikatat kanë negociuar me punëdhënësit dhe qeveritë për të vendosur mbi politika të cilat do të sigurojnë të ardhurat afatshkurtra dhe jetesën afatgjatë të punëtorëve.


9. Qeveria dhe institucionet duhet të bëjnë transparencë të plotë, të vazhdueshme dhe periodike për mënyrën e shpenzimit të fondeve të vëna në dispozicion, shkallën e zbatimit të masave të ndërmarra dhe numrit të punonjësve dhe qytetarëve që kanë përfituar nga mbështetja e ofruar.


10. Komisioni qeveritar dhe task forca ndërinstitucionale të ngritur për këtë qëllim duhet të sigurohet që mbështetja financiare arrin te ndërmarrjet, veçanërisht te të gjitha kategoritë e bizneseve të vogla, si dhe te të gjithë punëtorët, përfshirë të vetëpunësuarit dhe ata me punë të përkohshme dhe që janë ndër më të rrezikuarit.


Ndërkohë do të ishte me vlerë, që ashtu si po veprohet në Kroaci të mendohet për të hartuar një Akt për rregullimin e marrëdhënieve të punës në rrethanat e epidemisë COVID-19 dhe me të cilat të përcillen disa ndryshime të rëndësishme në të drejtat themelore sociale pasi ato aktualisht nuk janë të parashikuara në Kodin e Punës për aq sa ndikohen nga situata e re e krijuar nga Covid -19.


Në përfundim, ne besojmë se parimi i humanizmit dhe respektimit të dinjitetit njerëzor të sanksionuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, direktivat e Bashkimit Evropian ku dëshirojmë të integrohemi, duhet të mbizotërojë në çdo nismë të ndërmarrë nga qeveria shqiptare, punëdhënësit dhe punëmarrësit në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore ku ndodhemi dhe që kërkon angazhimin dhe sakrificën e secilit prej nesh.


Të gjitha përpjekjet duhet të ndërmerren për të ndihmuar punëtorët, ndërmarrjet, aktivitetet ekonomike dhe shërbimet publike për të mbijetuar nga kriza, kështu që ata do të jenë në gjendje të kthehen në aktivitetet e tyre kur të përfundojë kriza, të ruajnë vendet e punës dhe të mbrojnë punëtorët nga papunësia dhe humbja e të ardhurave.


Organizatat nënshkruese:
1. Centre for Labour Rights CLR.AL
2. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërië BSPSH
3. Gender Alliance for Development Center GADC
4. Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë
5. Sindikata e Re e Naftëtarëve Shqiptar SRNSH
7. Sindikata e Punonjësve të Sistemit Shëndetësor SPSHSH
8. Sindikata e Pavarur e Ushqimit, Agroturizmit, Tregtisë dhe Turizmit
9. Sindikata e Punonjësve të Shërbimeve Publike SPSHP
10. Sindikata e Punonjësve të Qendrave të Kontaktit
11. Qendra për Zhvillim, Bashkëpunim dhe Integrim CDCI
12.Qendra Rinore Vlorë.

14 thoughts on “CLR INCIATORE E NJË DEKLARATE TË PËRBASHKËT DREJTUAR QEVERISË DHE INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE ME QËLLIM PËRMIRËSIMIN E PAKETAVE TË MASAVE NDAJ EMERGJENCËS SË COVID-19”

  1. tuzla escort says:

    This is my first time pay a quick visit at here and i am really happy to read everthing at one place

  2. tuzla escort says:

    Harika bir paylaşım, özellikle konunun önemli detayları oldukça net bir şekilde açıklanmış. İnsanları çeşitli karmaşık anahtar kelimelerle yormak yerine, okumaktan keyif alacağı içerikler her zaman daha iyidir. Kaliteli paylaşım adına teşekkür eder, paylaşımlarınızın devamını sabırsızlıkla beklerim.

  3. Çok yararlı bi yazı olmuş hocam teşekkür ederim .Sizin yazılarınızı beğenerek okuyorum elinize sağlık.

  4. I do not even understand how I ended up here, but I assumed this publish used to be great

  5. bayan escort says:

    Good post! We will be linking to this particularly great post on our site. Keep up the great writing

  6. aramalarım sonunda buraya geldim ve kesinlikle işime yarayan bir makale oldu. teşekkür ederim

  7. There is definately a lot to find out about this subject. I like all the points you made

  8. Nice post. I learn something totally new and challenging on websites

  9. I just like the helpful information you provide in your articles

  10. I do not even understand how I ended up here, but I assumed this publish used to be great

  11. Ahora, la tecnología de posicionamiento se ha utilizado ampliamente. Muchos automóviles y teléfonos móviles tienen funciones de posicionamiento, y también hay muchas aplicaciones de posicionamiento. Cuando se pierde su teléfono, puede utilizar estas herramientas para iniciar rápidamente solicitudes de seguimiento de ubicación. ¿Entiende cómo ubicar la ubicación del teléfono, cómo ubicar el teléfono después de que se pierde?

  12. MyCellSpy es una poderosa aplicación para el monitoreo remoto en tiempo real de teléfonos Android.

  13. Sherryt says:

    Great read with a touch of humor! For further details, check out: READ MORE. What are your thoughts?

  14. GladysL says:

    Very interesting information!Perfect just what I was looking for!Expand blog

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?