• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

BSPSH mbledh kongresin e Minatorëve, CLRSD: Aksion të përbashkët për miratimin e statusit

BSPSH mbledh kongresin e Minatorëve, CLRSD: Aksion të përbashkët për miratimin e statusit

Është mbledhur sot në qytetin e Elbasanit, Kongresi i Minatorëve, organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, presidenti i Sindikatës së parë të Minatorëve, njëherësh president i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqiptarëve, z.Gëzim Kalaja, ka vlerësuar aksionet sindikale të sindikatës së parë të minatorëve e krijuar në Shqipëri në vitet 1990-1991.

Ishte kjo sindikatë e cila u mësoi punonjësve të Shqipërisë, se ç’është protesta, solidariteti, greva, me kontributin e pazëvendësueshëm që ka dhënë në vitet 1990-1991 për rrëzimin e komunizmit.

Fryt i lëvizjeve sindikale në vite të minatorëve dhe kreut të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, Gëzim Kalaja, ishte dhe vendimarrja për uljen e moshës së pensionit të minatorit në 55 vjec.

I ftuar ne kete Kongres te Sindikatës së Minatorëve dhe BSPSH, ishte dhe drejtori ekzekutiv i Qendrës për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social, CLRSD.

CLRSD, që në krijimin e saj, ka ftuar në aksionet sindikale dy organizmat më të mëdha sindikale në vend, KSPSH dhe BSPSH për të punuar së bashku në ndihmë të përmirësimit të kushteve të punës së punonjësve dhe respektimit të të drejtave që burojnë nga legjislacioni në fuqi.

Po ashtu, Qendra për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social, CLRSD, ka mbështetur cdo përpjekje të partnerëve të saj sindikalë sic është rasti i draftit ligjor që është hartuar nga sindikata e Minatorëe për statusin e minatorit, për ti dhënë dritën jeshile të miratimit të ligjit në kuvend sikurse punuam së bashku dhe për miratimin e statusit të naftëtarit, disa muaj më parë.

CLRSD, thekson se do të mbështesim me të gjtha forcat kërkesën e artikuluar qartë nga presidenti i SPMSH dhe BSPSH Z. Gëzim Kalaja që pensioni i minatorëve të barazohet me atë të forcave ajrore dhe detare.

CLRSD mendon se Minatorët e meritojnë një status të tillë dhe jemi të gatshëm që të punojmë krah për krah me SPMSH për miratimin dhe zbatimin e tij në praktikë.
Ne mbështesim kërkesën e SPMSH që paga minimale për industrinë e rëndë dhe minierat të jetë 30 mijë lekë.

Për këtë ne kemi realizuar edhe një studim të vecantë për të parë pagat minimale në sektorin e naftës që është pjesë e industrisë së rëndë”, shprehet CLRSD nëe solidarizim dhe mbështetje me punimet e këtij Kongresi të cilit i urojmë punime të suksesshme në të mirë të forcimit të lëvizjes siBSPSHBndikale në Shqipëri, respektimit të të drejtave të punëtorëve dhe forcimit të dialogut social.

3 thoughts on “BSPSH mbledh kongresin e Minatorëve, CLRSD: Aksion të përbashkët për miratimin e statusit”

  1. Se você está se perguntando como descobrir se seu marido está traindo você no WhatsApp, talvez eu possa ajudar. Quando você pergunta ao seu parceiro se ele pode verificar seu telefone, a resposta usual é não. https://www.xtmove.com/pt/how-to-catch-my-husband-cheating-and-find-signs-of-cheating-on-whatsapp/

  2. Britneyt says:

    Fantastic insights! Your perspective is very refreshing. For more details on this topic, visit: EXPLORE FURTHER. What do others think?

  3. Margarita_K says:

    Very interesting info!Perfect just what I was searching
    for!Money from blog

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?