THIRRJE PËR PROPOZIME
<br> Rrjeti IRIS shpall Thirrjen për Propozime: “Zhvillimi i shërbimeve të bazuara në komunitet”! Kjo mundësi e jashtëzakonshme do të ofrojë mbështetje financiare për rreth 12 anëtarë te IRIS, duke i fuqizuar ata qe të përmirësojnë shërbimet dhe aftësitë në influencimin e politikave publike. </br>
Objektivi është të forcohen kapacitetet e organizatave IRIS, duke u mundësuar atyre të përmirësojnë ofrimin e shërbimeve dhe të krijojnë mekanizma efektivë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Së bashku, ne synojmë të parandalojmë të gjitha format e diskriminimit dhe të sjellim ndryshime pozitive në rajon.
Nëse doni te sillni një ndryshim dhe keni ide inovative për shërbime me bazë komuniteti, ky është shansi juaj për të shkëlqyer! Paraqitni propozimet tuaja dhe bashkohuni me ne në krijimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë për të gjithë.
Mos e humbisni këtë mundësi të jashtëzakonshme! Për më shumë informacion dhe për të aplikuar, vizitoni faqen e internetit te Rrjetit IRIS duke klikuar KËTU.
Së bashku, le të ndërtojmë një të ardhme më të ndritshme dhe me ndikim të qëndrueshëm në komunitetet tona!