Vizitë në Parlamentin Suedez dhe në zyrat e LO
Ishte një nder të vizitonim Parlamentin Suedez si të ftuar të veçantë të parlamentares socialdemokrate Åsa Eriksson, e cila na tregoi më shumë për historinë dhe funksionimin e këtij parlamenti.
Kjo vizitë u shoqërua me një takim me parlamentaret Olle Thorell dhe Markus Tsige mbi të cilët folëm për më tej për rrugën e Shqiperisë drejt Bashkimit Evropian dhe rëndësinë e lëvizjes së të drejtave të punës.
Pastaj vizita vazhdoi në zyrat e LO (Konfederata e Sindikatave Suedeze) në Stockholm ku mësuam më shumë mbi punën e tyre dhe diskutuam për bashkëpunime në të ardhmen.
Mirënjohës ndaj partnerëve dhe miqve tanë të ABF Västerås/ Västmanland Eva-Marie Evis Rasmusson Shpetim Pirraku dhe Besim Matoshi qe na mirëpritën në Suedi dhe mundësuan një vizitë frytëdhënëse që do të çojë përpara partneritetin tonë dhe lëvizjen e punës në Shqipëri.