• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

CLR NË MBËSHTETJE TË NAFTËTARËVE TË BALLSHIT

CLR NË MBËSHTETJE TË NAFTËTARËVE TË BALLSHIT

CLR mbështet Naftëtarët e Ballshit, të cilët ende pa u shfaqur pandemia përballeshin me krizë për shkak të mospagimit të 24 pagave të prapambetura. Situata që pasoi me COVID-19 vetëm sa përkeqësoi gjendjen e tyre, me largime nga puna dhe reduktim pagash nga ana e Albpetrol. Problemet që vetëm po shtohen, i kanë detyruar 900 naftëtarë të dalin në protestë me shpresë se do marrin atë që u takon.


Më datë 26 Mars 2020, me argumentimin se “Albpetrol” do kryente një ristrukturim të brendshëm, me qëllim reduktimin e shpenzimeve të brendshme, shoqëria urdhëroi pezullimin nga puna të gjithë punonjësve të rinj që ishin kontraktuar prej datës 1 mars 2020.


CLR ka publikuar që falë përpjekjeve kolektive të një grupi punonjësish të bashkuar në Sindikatën e Punonjësve të Qendrave të Kontaktit u arrit që punonjësit të fitojnë pagesën e papaguar për festat zyrtare të vitit 2019, në vlera jo të vogla, por afërsisht më shumë se 350 mijë lekë të vjetra për çdo njërin nga mbi 380 punonjësit e kompanisë. Në vlerë totale më shumë se 130 milionë lekë.
U arrit gjithashtu që kjo pagesë të vazhdohet të paguhet edhe për gjithë periudhën në vazhdim. Artikulli i plotë

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?