CLR: Duhet të rritet përfaqësimi i grave në të gjitha strukturat dhe organizmat profesionalë
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, gra nga e gjithë Shqipëria u mblodhën në Shtëpinë e Evropës për të organizuar një sërë veprimtarish që synojnë ndërgjegjësimin për të drejtat e grave, me mbështetjen e European Union in Albania.
Në këtë aktivitet, Gender Alliance for Development Center (GADC) në bashkëpunim me Qendrën për të Drejtat në Punë dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës organizuan një tryezë diskutimi me temë: “Respektimi i të Drejtave në Punë për gratë dhe burrat në sektorët e industrisë dhe shërbimeve”.
Në këtë takim, u diskutua situata e përgjithshme e punonjësve shqiptarë në disa sektorë të ekonomisë dhe sa i afrohet ajo situatës së punonjësve të tregut evropian në të cilin ne dëshirojmë të bëjmë pjesë dhe përfshihemi. Tre aspektet kryesore të fuqizimit të forcës punëtore: paga, standardet e punës dhe e drejta për t’u përfaqësuar në mbrojtje të interesave të tyre janë ende në nivele të pakënaqshme në Shqipëri, duke rritur vulnerabilitetin e forcës punëtore, sidomos të vajzave dhe grave në vendin e punës.
Gratë dhe vajzat janë ndër grupet më të rrezikuara të punonjësve në marrëdhëniet e punës, që vuajnë dhe përballen me paga më të ulëta për punë të njëjtë, krahasuar me kolegët e tyre burra, me më shumë gjykim, diskriminim dhe presion, si dhe me më shumë vështirësi për karrierë dhe rritje profesionale. Këto janë probleme qe i hasim gjerësisht në sektorin privat jo vetëm në fasoneri por edhe në sektorë të rëndësishëm privat të ekonomisë si në hidrokarbure, miniera, industrinë përpunuese dhe agropërpunuese, shërbime tregtare dhe turizëm, gjer edhe në administratën e lartë shtetërore.
CLR theksoi mes të tjerash se duhet të rritet përfaqësimi i grave në të gjitha strukturat dhe organizmat profesionalë në mbrojtje të të drejtave të tyre social-ekonomike. Nuk mund të flasim për të drejta të grave, nëse brenda tyre nuk fusim këtë grup të madh dhe të neglizhuar të të drejtave të punës. Një grua e shpëtuar është vetëm një grua e fuqizuar ekonomikisht dhe nuk mund të ketë fuqizim ekonomik nëse nuk ka punë të mjaftueshme për gratë, ose nëse grave dhe vajzave vazhdon t’iu ofrohet punë me standarde të ulëta dhe të padenja.
Në kuadër të aktiviteteve që do të organizohen Bashkimi Europian në Shqipëri në datë 9 Mars 2020 te Shtëpia e Europës, GADC në bashkëpunim me Qendra për të Drejtat në Punë, CLR.AL dhe Inspektoriati Shtetëror i Punës Dhe Shërbimeve Shoqërore do të organizojë një tryeze diskutimi me temë: Respektimi i të drejtave në punë për gratë dhe burrat në sektorët e industrisë dhe Shërbimeve.