• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

CLR zhvillon një takim me punonjëse të fasonerive të qytetit të Patosit me qëllim informimin, këshillimin dhe ndërgjegjësimin e tyre për të drejtat në punë

CLR zhvillon një takim  me punonjëse të fasonerive të qytetit të Patosit me qëllim informimin, këshillimin dhe ndërgjegjësimin e tyre për të drejtat në punë

CLR  në kuadër të fushatës kombëtare për informimin, këshillimin dhe rrjetëzimin e punonjëseve të sektorit fason i zhvilluar në partneritet me Qendrën “Aleanca Gjinore për Zhvillim”, Gender Alliance for Development Center (GADC) dhe Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise- BSPSH, dhe me mbështetjen e vyer të Olof Palme International Center- Albania Programme ka zhvilluar nje takim  me punonjëse të fasonerive të qytetit të Patosit me qëllim informimin, këshillimin dhe ndërgjegjësimin e tyre për të drejtat në punë.


Kane diskutuar per orë të pafundme pune në këmbë, orë jashtë orarit të papaguara, paga të ulëta të cilat ulen edhe më shumë kur nuk ka punë, ikin dritat ose për dhjetëra shkaqe të tjera jo për faj të punëtoreve, pushime vjetore të munguara, sfilitje fizike, sëmundje profesionale të padiagnostikuara, është ky realiteti i grave dhe vajzave që punojnë në fasoneritë e Shqipërisë. I tillë është edhe fati i vajzave dhe grave që punojnë në qarkun e Fierit. Ndryshojnë vetëm emrat dhe fytyrat e punonjëseve, por jo kushtet e punës dhe pagesës.

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?