Konflikti në minierën e Bulqizës
Qëndrimi i “Qendrës për të Drejtat në Punë” CLR, për adresimin e konfliktit kolektiv në Minierën e Bulqizës, bashkë me argumentimet përkatëse, i është dërguar tashmë edhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, për të parë nëse në rastin e largimeve nga puna të punonjësve pjesë e sindikatës, jemi apo jo përpara një diskriminimi të mundshëm për shkak të përkatësisë në një grupim të posaçëm.