• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Tashmë Qendra për të Drejtat në Punë është pjesë përbërëse e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian

Tashmë Qendra për të Drejtat në Punë është pjesë përbërëse e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian

Tashmë Qendra për të Drejtat në Punë/CLR është pjesë përbërëse e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE) përkrah organizatave të tjera partnere të shoqërisë civile.
Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian (KKIE) është krijuar me Ligjin Nr. 15/2015, datë 05/03/2015, “Për rolin e Kuvendit në procesin e Integrimit Europian të Republikës së Shqipërisë ne BE” , si struktura më e lartë këshillimore kombëtare për integrimin evropian që ngrihet pranë Kuvendit, me qëllim nxitjen dhe garantimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës ndërmjet forcave politike, institucioneve publikë dhe shoqërisë civile, si dhe rritjen e transparencës në vendimmarrjen për çështjet e integrimit.

Detyrat kryesore të tij përfshijnë:

·         Nxitja e bashkëpunimit midis forcave politike, institucioneve shtetërore dhe të pavarura dhe shoqërisë civile, në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian;

·         Sigurimi i diskutimit të vazhdueshëm për politikat e integrimit europian, të zbatuara nga institucionet shtetërore, me shoqërinë civile dhe me aktorë të tjerë të interesuar;

·         Monitorimi i zbatimit të detyrimeve për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian;

·         Analizimi i kuadrit ekzistues normativ dhe praktikave, në lidhje me procesin e integrimit europian, për çështjet që merr në shqyrtim;

·         Sigurimi i bashkëpunimit të vazhdueshëm për procesin e integrimit me komisionet e përhershme parlamentare dhe me strukturat e tjera përgjegjëse për integrimin europian;

·         Monitorimi i ecurisë së procesit të negociatave/bisedimeve për anëtarësim.

PËRBËRJA E KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT EUROPIAN

https://www.parlament.al/Files/Integrimi/perberja2019.pdf

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?