Punonjësit e ARMO-s sërish në protestë
Punonjësit e ARMO-s mëngjesin e sotëm kanë zhvilluar një protestë para zyrave të kësaj kompanie për shkak të problemeve me rrogat, pasi kompania nuk i jep në kohën e duhur.
Edhe pse kanë disa javë që punëtorët e kanë ngritur këtë si shqetësim, ata nuk kanë marrë përgjigje në këtë mënyrë mëngjesin e sotëm organizuan edhe protestën. Ata thonë se kompania që ka marrë rafinerinë nuk u ka shlyer pagat në kohë ndërsa familjarët kanë shpenzime pasi kanë nisur fëmijët në shkolla, çmimet janë rritur, shpenzimet po ashtu dhe në fund të fundit kanë punuar dhe duan pagat.
“Do shkojmë deri në bllokim të përpunimit apo mbyllje të depozitave dhe proceseve teknologjike” kanë thënë protestuesit.
Punëtorët janë shprehur se nëse nuk marrin rrogën ashtu siç u kanë premtuar drejtuesit e tyre do të vijojnë protestën e tyre. Kjo situatë me refinerinë e Ballshit mes tyre dhe punëtorëve ka ndodhur disa herë, por sërish pagat vijojnë të vonohen.
Marrë nga: shqiptarja.com