• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

EESC NE TIRANE: CLR PROPOZIME PER PERMIRESIMIN E DIALOGUT SOCIAL

EESC NE TIRANE: CLR PROPOZIME PER PERMIRESIMIN E DIALOGUT SOCIAL

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) organizoi në Tiranë më 16-17 prill 2019 edicionin e 7-të të Forumit të Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor. Temat kryesore të Forumit ishin roli i organizatave të shoqërisë civile në promovimin e bashkëpunimit rajonal (tregtia dhe investimi, konektiviteti dhe marrëdhëniet mes qytetarëve), gjendja e dialogut social, si dhe mundësimi i hapësirës qytetare në Ballkanin Perëndimor.

Më shumë se 180 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian morën pjesë në këtë event, si dhe përfaqësues të institucioneve të BE-së, organizatave ndërkombëtare dhe qeverive të rajonit. Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian e zhvilloi aktivitetin me mbështetjen e Komisionit Evropian dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Forumi ishte i nje rendesie te veçante per Shqiperine dhe te gjithe rajonin. Ne te u theksua rendesia qe i kushton Bashkimi Europian rolit te shoqerise civile, bashkepunimit rajonal dhe promovimit te dialogut social, menyra e funksionimit te dialogut social ne BE, arritjet, problematikat dhe sfidat e tij.

Perfaqesues te ndryshem nga Ballkani Perendimor ndanë eksperiencat e tyre te suksesshme dhe ato me pak te suksesshme per zhvillimin e dialogut social ne vendet perkatese gjate prezantimeve,  nderhyrjeve dhe diskutimeve.

 Nje hapesire te veçante ne kete event kishte edhe  Qendra per te Drejtat ne Pune e Shqiperise (CLR), si pjese kryesore e folesve te panelit per dialogun social ne Ballkanin Perendimor. Paneli u zhvillua diten e dyte me 17 maj 2019. CLR ishte  folesja e vetme ne panelin kryesor nga Shqiperia, bashke me perfaqesuesen e Organizates Nderkombetare te Punes (ILO)  ne Tirane. U diskutua gjeresisht per arritjet, sfidat dhe rekomandimet per zhvillimin e qendrueshem te dialogut social ne Shqiperi, duke ndjekur eksperiencat e mira te vendeve te Bashkimit Evropian.  

CLR solli disa nga propozimet kryesore per dialogun social ne Shqiperi, te cilat u pasqyruan ne Deklaraten Finale te Forumit, te tilla si:

1.Krijimi i një strukture të re të qartë nën Ministrinë përgjegjëse(për marrëdhëniet e punës) të Financave dhe Ekonomisë, e cila t’i dedikohet marrëdhënieve të punës dhe dialogut social në nivelet më të larta, si një qasje e re, e cila rrjedh nga detyrimet e Shqipërisë për shkak të anëtarësimit në ILO dhe gjithashtu nga përkushtimi ndaj procesit të integrimit në BE. Mund të konsiderohet gjithashtu themelimi i një Agjencie të veçantë, e cila të jetë përgjegjëse për zgjidhjet kolektive dhe individuale të konflikteve në punë. Kjo agjenci të funksionojë si një institucion përgjegjës për dialogun social, ndërmjetësimin, pajtimin, arbitrimin, shëndetin dhe sigurinë në punë dhe marrëdhëniet e punës në përgjithësi.

2. Rritja e peshës dhe rolit të veprimtarëve të dialogut social në nivel kombëtar dhe rajonal (përveç përfaqësuesve të decentralizuar të sindikatave), duke përfshirë grupe të ndryshme profesionale (si vëzhgues) dhe veprimtarë aktivë të shoqërisë civile në këtë fushë. Kjo do të mundësonte dialogun trepalësh social. Këto platforma do të ishin me të vërtetë më aktive dhe efektive në aspektin social dhe ekonomik.

3. Aktualisht ekziston vetëm kontraktimi kolektiv ndërmjet punëdhënësve dhe punëmarrësve në nivel kombëtar, nëpërmjet kontraktimit të drejtpërdrejtë. Ka ardhur koha për të inkurajuar kontraktimin kolektiv në nivel sektori, përmes sindikatave përkatëse në nivel sektori dhe  organizatave të punëdhënësve.

4. Inkurajimi i dialogut social në nivel sektori dhe dialogut dypalësh, nëpërmjet forcimit të kapaciteteve të sindikatave të degëve dhe organizatave të punëdhënësve në nivel sektori/dege.

Ne Forum u realizua nje koordinim shume i mire midis propozimeve te CLR dhe atyre te Bashkimit te Sindikatave te Pavarura te Shqiperise (BSPSH) dhe sindikatave te Kosoves, gjate diskutimeve per problematikat, arritjet dhe sfidat e dalogut social te qendrueshem ne dy vendet tona.

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?