Shkodër, punonjëset e fasonerisë në protestë për kushtet e punës, administratori: Gati për bisedime
Kushtet e punës kanë detyruar 300 gra që punojnë në një fasoneri të protestojnë ditën e sotme.
Disa prej grave që u ngritën në protestë u shprehën se drejtuesit e fasonerisë u kanë rritur normat, që i cilësojnë të papërballueshme, ndërsa paga që marrin nuk arrin as minimalen. ‘Paguhemi 4 mijë lekë të vjetra në ditë’ thotë njëra nga protestueset.
Pas protestës ka reaguar administratori i fasonerisë, Sandër Leqejza, i cili ka deklaruar se ‘nëse është problem i të gjithë punonjësve do të rishikohet. Jam gati për bisedime’. (Shqiptarja.com)