• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Helmohen 8 punonjëse të fasonerisë, CLR: Po prsëriten rastet, hetim i plotë për shkaqet

Helmohen 8 punonjëse të fasonerisë, CLR: Po prsëriten rastet, hetim i plotë për shkaqet

Qendra për të Drejtat në Punë shpreh keqardhjen për rastin e përsëritur brenda pak muajsh në sektorin fason të përkeqësimit të shëndetit në vendin e punës.

Mesditën e së shtunës, u njohëm nga media me situatën e krijuar me disa punonjëse të punësuara në një kompani italiane në Fllakë të qarkut Durrës.

Nga informacionet që kanë përcjellë mediat, kemi mësuar se 8 prej tyre kanë kërkuar ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit të Durrësit.

Qendra për të Drejtat në Punë, CLR, kërkon nga autoritetet përgjegjëse hetim të plotë të ngjarjes për nxjerrjen e shkaqeve që rënduan gjendjen shëndetësore të punëtoreve.

I bëjmë thirrje punonjëseve të këtij sektori të denoncojnë mungesën e kushteve të mira të punës si dhe të organizohen në sstruktura sindikale, pasi vetëm në këtë mënyrë do të sigurojnë respektimin e të drejtave tyre dhe zbatimin e ligjit.

CLR thekson se raste të tilla të përsëritura kërkojnë nevojën emergjente të funksionimit të Këshillave të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë në kompani ku ekzistojnë sindikatat.

Vetëm përmes strukturave që parashikon ligji për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, dhe denoncimit të shkeljeve ligjore pranë Këshillave të Sigurisë, do të sigurohen kushte më të mira në punë dhe respektim i të drejtave që buron nga legjislacioni i punës.

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?