Lëndohet punëtori i naftës në Vlorë, CLR: Të sqarohen rrethanat e ngjarjes
Një tjetër i aksidentuar në vendin e punës.
48-vjeçari me përvojë të gjatë pune, A.G ka goditur kyçin gjatë punës në kompaninë nënkontraktore të Naftës në Gorisht të Vlorës.
Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar.
Qendra për të Drejtat në Punë, CLR ka marrë informacionet e nevojshme mbi aksidentin dhe po ndjek hap pas hapi deri në sqarimin e plotë të rrethanave.
Duke i uruar shërim të shpejtë dhe rehabilitim të gjendjes fizike, theksojmë se punonjësi i vjetër nuk aderon në asnjë sindikatë, pasi në kompaninë nënkontraktore të naftës ku është i punësuar, mungon një organizim i tillë sindikal.
Nisur nga ky incident CLR i kërkon institucioneve përgjegjëse sic është Inspektoriati i Punës të hetojnë ngjarjen e ndodhur dhe të vënë para përgjegjësisë personat përgjegjës për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik.
Nga ana tjetër, CLR, thekson rëndësinë e trajnimit të punëtorëve me njohjen e rregullave të sigurimit teknik, rëndësinë e zbatimit rigoroz të tyre si dhe rëndësinë e organizimit sindikal në këtë kompani dhe në setktorë të tjerë privat.
Vetëm përmes thyre, atado të mbrojnë të drejtat që rrjedhin nga kontratat kolektive të nënshkruara mes tyre dhe punëdhënësit.
Në vëmendjen dhe fokusin e punës së Qendrës për të Drejtat në Punë,CLR, është njohja me legjislacioninës e punës, ku ndër të tjera i vihet theksi ngritjes së Këshillave të sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
Por, për zbatimin e ligjit të sigurië dhe shëndetit në punë, është i nevojshëm roli i sindikatave.
Vetëm të bashkuar do të shmangim aksidentet në punë dhe do të fitojmë jetë!