Kontribuesit vullnetarë po “braktisin” skemën shtetërore të pensioneve
Interesi për të paguar kontributet e sigurimeve në mënyrë vullnetare kanë rënë dukshëm vitet e fundit.
Përveç vitit 2014 ku u pa rritje e numrit të kontribuesve vullnetare, nga viti 2010 trendi është në rënie.
Nga 8670 persona që derdhnin kontribute vullnetarisht në skemën e shtetërore të sigurimeve në 2010-n, në vitin 2016 ishin vetëm 7323 kontribuues ku shihet se 1357 persona kanë dalë nga skema me një rënie 16 për qind. Vetëm më 2016 më shumë se 300 persona dolën nga skema.
Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, sigurimi vullnetar është një mundësi për të gjithë shtetasit shqiptarë kudo që ndodhen, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj.
Në këtë skemë përfshihen të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar. Për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm ata kërkojnë qënëpërmjet sigurimit vullnetar të sigurojnëpensionin e pleqërisë.
Kur personi i interesuar ka lënë shtetësinë shqiptare, mund të bëjë sigurim vullnetar vetëm për periudhën nga 1.1.1994 deri në datën që ka lënë shtetësinë shqiptare.
Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe paguhet nga personi i siguruar në shumën dhe afatin e përcaktuar në kontratën e sigurimit vullnetar.
Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe ka të njëjtin rregull me kontributin e detyrueshëm.
Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës minimale të miratuar në periudhën kur bëhet pagesa.
Kuota mujore e sigurimit vullnetar për vitin 2017 është 5 184 lekë, që i korrespondon pagës minimale mujore: 24 000 lekë x 21.6%. Për pagesat paradhënie, aplikohen zbritje në varësi të kohës kur kryhet pagesa. Kështu, nëse parapaguhet për vitin në vijim në fillim të periudhave, aplikohet ketë zbritje:
– 6% mbi shumën për një pagesë vjetore (me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit Janar);
– 3% mbi shumën për një pagesë 6-mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 6-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar);
– 1.5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 3-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar).