• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Aksidentet në punë, eksperti i CLRSD apel në News24 për respektimin e të drejtave të punëmarrësve

Aksidentet në punë, eksperti i CLRSD apel në News24 për respektimin e të drejtave të punëmarrësve

Emisioni “Me zemër të hapur” në tv “News24” i ka kushtuar vëmendje në puntatën e saj të radhës, një historie aksidenti në punë, i cili rezultoi për fat të keq me pasojë vdekjen e 2 punëtorëve.

Për të folur mbi të drejtat që burojnë pas kësaj tragjedie, ishte i ftuar në studio eksperti i Qendrës për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social, Edison Hoxha.

Hoxha ka sqaruar familjarët e viktimave se cfarë të drejtash u takojnë trashëgimtarëve të të aksidentuarëve, bazuar në Kodin e Punës.

Eksperti i CLRSD, ka përfituar nga ky rast tragjik për t’i bërë një apel  aktivistëve të shoqërisë civile që të  mbrojnë të drejtat e  punetorëve të aksidentuar.

Gjithashtu një vëmendje në diskutim iu kushtua sëmundjeve profesionale prej të cilave preken punëmarrësit dhe sa i rëndësishëm është informacioni për të drejtat që lindin ndaj të prekurve nga këto sëmundje.

Eksperti Edison Hoxha tha se këto tema kanë qenë në fokus të aksionit sindikal të Qendrës për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social që prej muajit janar të këtij viti, kur u krijua kjo qendër.

“Ajo cfarë kemi konstatuar nga takimet me sindikatat e punëmarrësve në terren, është njohja e pakët e legjislacionit për të drejtat e punëmarrësve.

Është për të ardhur keq për këtë terr informacioni dhe mungesë të theksuar ndërgjegjësimi, pasi kështu i mohojmë vetes të përfitojmë shërbime të cilat duhet t’i përfitojmë sipas ligjit.

 

 

 

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?