• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Ekspertët: Programet ekonomike të partive nuk sigurojnë rritjen e mjaftueshme ekonomike

Ekspertët: Programet ekonomike të partive nuk sigurojnë rritjen e mjaftueshme ekonomike

SEANCA E PARE PARLAMENTARE PER 2017 – Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjate seances se pare parlamentare per vitin 2017, ku u diskutua per reformen zgjedhore dhe pergatitjet per zgjedhjet e ardhshme parlamentare./r/n/r/nFIRST PARLIAMENTARY SESSION FOR 2017 – Parliament Speaker Ilir Meta, during the first parliamentary session for 2017, where was discussed on electoral reform and preparations for the upcoming parliamentary elections.

Programet e 3 partive të mëdha (PS / PD / LSI) nuk sigurojnë instrumentet për mbështetur një rritje ekonomike të mjaftueshme dhe nuk kanë prioritete të qarta për reforma të mirëfinancuara për arsimin dhe shëndetësi si dy sektorë me rëndësi parësore për zhvillimin e vendit, u shpreh Selami Xhepa, Drejtues i Institutit Europian Pashko (IEP).

Xhepa tha se, programet elektorale ofrojnë premtime të pajustifikuara me burime financiare, gjë që është me rreziqe nga pikëpamja e stabilitetit financiar, por sipas tij pozitive në programet elektorale është tendenca e uljes së taksave tek tre partite, ku del në pah nevoja për kthim tek taksa e sheshtë.

IEP e konsideron si një qasje të drejtë vlerësimin që të tre partitë e mëdha politike, PS, PD dhe LSI kanë në raport me politikat e taksimit, posaçërisht me tatimin mbi punën dhe kapitalin. Rritja e tatimit mbi punën dhe kapitalin ka ndikuar negativisht si në zgjerimin e punësimit ashtu dhe në mosshfrytëzimin e kapaciteteve që ka ekonomia për më shumë investime private, vendase dhe të huaja. Duke shprehur preferencën tonë të qartë për rikthimin e modernizuar të taksës së sheshtë, ne mbështesim edhe nismat e dy forcave të tjera politike që ruajnë tatimin progresiv por duke arritur në një reduktim të ndjeshëm të barrës fiskale. Më posaçërisht, reduktimi i tatimit mbi fitimin dhe burimet e tjera të të ardhurave në jo më shumë se 10-12%, do të ishte një lehtësim serioz për barrën fiskale të biznesit.

Ky nivel maksimal tatimi duhet të unifikohet edhe për të ardhurat personale mbi nivelet e larta të pagave, përderisa vetëm kjo mundëson që të shmangen praktikat e devijimeve të raportimit të të ardhurave personale. Nga ana tjetër, reduktimet apo përjashtimet fiskale nga tatimet mbi konsumin (TVSH), janë provuar se nuk janë efektive as në stimulimin e konsumit dhe as në reduktimin e çmimeve si një ndihmë për shtresat në nevojë. Ne besojmë se shtresave në nevojë mund tju vihet në ndihmë në mënyrë shumë më efektive nëpërmjet fuqizimit të krahut të shpenzimeve qeveritare, ose kreditimit të ardhurave për grupet me të ardhura të ulëta. Nga ana tjetër, reduktimet tatimore në të gjitha kategoritë e tatimeve dhe në një mënyrë të fortë, do të kishte efekte destabilizuese për financat publike, prandaj dhe duhet shmangur.

IEP vlerëson se shqetësimi më serioz për ekonominë e vendit është angazhimi eksplicit i forcave politike për të ruajtur nivele të përballueshme të borxhit publik. Mendojmë që borxhi publik deri në fund të vitit 2021 mundësisht të arrijë afër nivelit të 65% të PBB-së, në mënyrë që deri në vitin 2025 ai të zbres nën 60% të PBB-së. Çdo politikë apo manovër fiskale që do të rrezikojë arritjen e këtij objektivi, do të përbënte një rrezik eminent për stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit, një rrezik për kriza buxhetore me pasoja serioze ekonomike e sociale. Nga ana tjetër reduktimi sipas një trajektoreje kaq të zbutur, lejon hapësira të mjaftueshme për veprimtari aktive dhe politika publike të forta mbështetëse.

Në prioritetet e investimeve publike IEP mendon se arsimi dhe shëndetësia duhet të jenë prioritet absolut dhe ndërhyrjet me politika dhe financime duhet të shihen si emergjente. Fatkeqësisht, liberalizimi i këtyre dy sektorëve nuk ka arritur të prodhojë tregje konkuruese mes ofruesve, ndërkohë që shërbimi publik qoftë në arsim dhe në shëndetësi mbeten problematik. Kapacitetet politikbërëse dhe monitoruese janë të dobëta dhe shërbimet e ofruara janë shumë të nënfinancuara. Qëndrimet populiste që dëgjohet të artikulohen shpesh në publik, jo vetëm që nuk ofrojnë zgjidhjet që ka nevojë shoqëria, por përkundrazi do ta përkeqësojnë edhe më shumë gjendjen qoftë në arsim dhe në shëndetësi. Ka një nismë globale në vendet në zhvillim që shpenzimet në arsim duhet të shkojnë deri në 6% të PBB-së deri në vitin 2020 dhe Shqipëria duhet me cdo kusht të afrohet drejt këtij objektivi. Nga ana tjetër, krijimi i lehtësive për operatorët privat që veprojnë në ofrimin e  shërbimeve publike duhet të gjejë vend në programet e partive politike. Reformat në këto sektor duhet të orientohen drejt cilësisë së shërbimit dhe infrastrukturës, dhe jo në treguesit sasior, prandaj dhe reformat duhet të jenë cilësore në kuptimin e ndryshimit përmbajtësor të tyre.

Reformat strukturore të klimës së biznesit në vend, të cilat në masën më të madhe janë pa kosto, përkundrazi clirojnë fonde që aktualisht përdoren në projekte apo agjensi joeficiente, duhet të jenë specifike, të mirëtargetuara dhe me objektiva të matshme të rezultateve që do të japin ato. Pra, programet të kalojnë nga masa dhe indikatorë të inputeve, tek indikatorët e outputeve. Për shembull, reformat për përmirësimin e konkurrueshmërisë që do të përmirësojnë renditjen e vendit në kategoritë ku vendi ndodhet shumë më pas se vendet e tjera konkurrente. Kjo mënyrë e hartimit të programeve do të ishte më e qartë dhe më transparente për të parë objektivat se ku do të arrijë vendi pas katër vitesh të qeverisjes. Fjalimet elektorale deri tani janë kryesisht vetëm me lehtësi fiskale, dhe nuk kanë gjetur vendin e duhur reformat (de)rregullatore dhe masat e tjera të karakterit strukturor.

Duke qenë se punësimi është shqetësimi madhor i shoqërisë, vecanërisht për brezin e ri, IEP rekomandon që politikat e nxitjes s ëpunësimit të shoqërohen me objektiva konkrete të rritjes së nivelit të pagave në sektorin privat. Punësimi që lë njerëzit në varfëri, nuk mund të konsiderohet si punësim efektiv dhe për më tepër, e lë shoqërinë tonë në një stad nënzhvillimi.

Së fundmi, një qeverisje e vogël, me një numër të vogël ministrish politikbërëse dhe agjensish zbatuese, kontrolluese, monitoruese dhe mbikëqyrëse të mirëfinancuara dhe të mirpajisura me burimet e nevojshme për përmbushjen e misionit të tyre, janë interesi më i mirë publik. Në këtë kuptim, inovacionet institucionale duhet të zënë një vend të rëndësishëm përkrah masave për modernizimin e administratës publike dhe rritjen e profesionalizmit dhe eficiencës së saj në shërbimet ndaj publikut. Edhe ky shqetësim i rëndësishëm nuk gjen vendin e duhur në programe dhe IEP i sugjeron forcave politike që të përpunojnë alternativa dhe rrugzgjidhje konkrete.

 

One thought on “Ekspertët: Programet ekonomike të partive nuk sigurojnë rritjen e mjaftueshme ekonomike”

  1. Evat says:

    I appreciate the humor in your analysis! For those interested, here’s more: FIND OUT MORE. What do you think?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?