• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Shqipëria, me vdekjet ndër më të lartat nga aksidentet në punë, në raport me vendet e BE-së

Shqipëria, me vdekjet ndër më të lartat nga aksidentet në punë, në raport me vendet e BE-së

Në Shqipëri, në vitin 2015, vdekjet nga aksidentet në punë ishin 24, sipas të dhënave nga Inspektorati Shtetëror i Punës. Në vitin 2016, vdekjet në punë u përgjysmuan në 12 të tilla. Sektori me numrin më të lartë të aksidenteve me vdekje mbetet industria minerare, e ndjekur nga ndërtimi, më pas vjen energjia, gazi dhe uji, e në fund janë shërbimet, sipas të dhënave po nga Inspektorati i Punës.

Për vitin 2015, Inspektorati i Punës ka identifikuar 151 mijë punëmarrës, ndërsa në vitin 2016, numri i tyre u rrit në 219 mijë. Sipas këtyre të dhënave, rezulton që për vitin 2015 aksidentet me vdekje në punë ishin 15.9 për 100 mijë punonjës dhe në 2016-n ky tregues zbriti në 5.5, po për 100 mijë punonjës.

Por si paraqitet Shqipëria në krahasim me vendet e Bashkimit Europian?

Eurostat ka publikuar një hartë me treguesin e aksidenteve me vdekje për 100 mijë banorë për të gjithë vendet e BE-së, ku më i larti rezulton në Rumani me 7.1 vdekje për 100 mijë punonjës, sipas të dhënave që i referohen vitit 2014.

Më pas renditen Letonia dhe Lituania, me përkatësisht 5.9 dhe 5.6 vdekje nga aksidentet për 100 mijë punonjës. Në të gjithë shtetet e tjera, ky tregues është nën 4. Mesatarja e Bashkimit Europian është 1.8. Vendet me më pak aksidente me vdekje në punë janë Finlanda, Greqia, Holanda.

Siç shihet, Shqipëria për vitin 2016 renditet ndër me vdekjet ndër më të lartat nga aksidentet në punë (5.5 vdekje për 100 mijë punonjës), në raport me vendet e BE-së, ndërsa në 2015-n, ajo ia kalonte gjithë shteteve të BE-së (15.9 vdekje për 100 mijë punonjës).

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?