• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Drafti, CEO-t e kompanive të mëdha do “detyrohen” të bëjnë publike pagat

Drafti, CEO-t e kompanive të mëdha do “detyrohen” të bëjnë publike pagat

Një projektligj i ri për Auditin dhe Pasqyrat Financiare  ka shtuar transparencën, duke kërkuar disa shënime shpjeguese shtesë lidhur me numrin e të punësuarve, kategorizimin e të ardhurave dhe pagesat e bëra për auditimin e pasqyrave financiare nga bizneset.

Përtej kërkesave të parashikuara në standardet kontabël të aplikueshëm, në shënimet shpjeguese bizneset duhet të paraqesin me ligjin e ri edhe numrin mesatar të punëmarrësve gjatë periudhës raportuese. Gjithashtu, bizneset e mesme, të mëdha dhe ato me interes publik, shumën e pagave që u jepet për periudhën raportuese anëtarëve të organeve ekzekutive, drejtuese dhe mbikëqyrëse.

Projektligji i ri detyron bizneset të raportojnë numrin mesatar të punëmarrësve gjatë periudhës raportuese, të zbërthyer sipas kategorive, kostot e personelit në lidhje me periudhën raportuese, të zbërthyera sipas pagave, kostove të sigurimeve shoqërore dhe kostove të pensionit.

Bizneset detyrohen të publikojnë emrin dhe selinë e regjistruar për secilën prej njësive ekonomike në të cilat biznesi, ose vetë ose përmes një personi që vepron në emër të tij, zotëron një interes në pjesëmarrje, duke treguar përqindjen e kapitalit të zotëruar, fitimin ose humbjen për periudhën më të fundit raportuese.

Gjithashtu ligji i detyron njësitë ekonomike të mëdha dhe ato me interes publik, përtej kërkesave të parashikuara në standardet kontabël të aplikueshëm, në shënimet shpjeguese duhet të paraqesin tarifat gjithsej për periudhën raportuese të kërkuara nga secili auditues ligjor apo firmë auditimi në lidhje me auditimin ligjor të pasqyrave financiare vjetore.

Bizneset do të publikojnë edhe tarifat gjithsej të kërkuara nga secili auditues ligjor ose firmë auditimi për shërbimet e tjera të dhënies së sigurisë, për shërbime këshillimore tatimore dhe për shërbime të tjera jo auditimi.

Audituesit gjithashtu pohojnë se projektligji i ri i bën bilancet e bizneseve më të thjeshta më të lexueshme dhe më transparente.  Audituesi Berti Pashko  tha se,  politikat për kontabilitetin dhe hartimin e pasqyrave financiare po synojnë  të bëhen sa më të thjeshta dhe të lexueshme për të gjitha grupet e interesit, kjo për vetë faktin e krizave që po kalon sistemi botëror. Njëkohësisht trendi është që këto pasqyra te japin sa më shumë informacione të hollësishme për  bizneset, gjë që do të bëjë që të rriten investimet apo financimet në shoqëritë të cilat kanë parametra pozitive, tha ai.

2 thoughts on “Drafti, CEO-t e kompanive të mëdha do “detyrohen” të bëjnë publike pagat”

  1. Maintenant que de nombreuses personnes utilisent des téléphones intelligents, nous pouvons envisager le positionnement des téléphones mobiles via des réseaux sans fil ou des stations de base. https://www.xtmove.com/fr/how-to-track-location-of-someone-phone-without-their-knowledge/

  2. I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?