• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Bulqizë – Pesë ditë nga shpërthimi, vijojnë kërkimet për trupat e 3 minatorëve

Bulqizë – Pesë ditë nga shpërthimi, vijojnë kërkimet për trupat e 3 minatorëve

Ekspertë të Avari-Shpëtimit nuk kanë mundur ende të arrijnë në nivelin e 21 të minierës së Kromit në Bulqizë, ku prej 5 ditësh ndodhen të bllokuar 3 minatorë kinezë. Ekspertë të RISHMI-t, prezentë në vendngjarje pohojnë se për shkak të shpërthimeve të shpeshta të gazit të hidrogjenit, përparohet me vështirësi, ndërsa trupat e 3 minatorëve kinezë ndodhen rreth 2100 metra në thellësi të nëntokës. Nga shpërthimi mesditën e së shtunës, veç tre punëtorëve që ndodhen ende nëntokë, u plagosën dhe tre minatorë të tjerë që aktualisht po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Bulqizës.

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?